Lajme Zone
303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka vizituar Spitalin e Traumës, ku ka bërë thirrje për mbrojtjen e të miturve dhe kujdes me informacionet që qarkullojnë gjatë protestave.

303 persona janë raportuar të lënduar gjatë protestave të zhvilluara nga 13 deri më 18 tetor në Shqipëri. Mes tyre janë 190 efektivë policie, 87 protestues dhe 26 kalimtarë, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore. Bilanci përfshin të dhënat nga Spitali Universitar i Traumës, QSUT “Nënë Tereza” dhe spitalet rajonale të Durrësit, Vlorës dhe Lezhës. Në këtë situatë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka vizituar Spitalin e Traumës, i cili prej disa ditësh po përballon një fluks të shtuar të të lënduarve. LEXO EDHE:Pretendimet për avionë me pajisje policore nga Izraeli, Ministria e Jashtme përgënjeshtron lajmet: Një tjetër fabrikim që mori dhenë, kujdes nga manipulimi! Nga ambientet e spitalit, ministrja u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve të tregojnë kujdes të veçantë për fëmijët dhe të rinjtë, duke theksuar se e drejta e tyre për të shprehur mendimin duhet të shoqërohet edhe me mbrojtjen e sigurisë së tyre. “U bëj thirrje prindërve, kujdestarëve, punonjësve socialë dhe të gjithë profesionistëve që të flasin me fëmijët dhe të rinjtë, t’i dëgjojnë dhe të kuptojnë shqetësimet e tyre. Fëmijët kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre, por kanë nevojë edhe për praninë, kujdesin dhe mbrojtjen tonë”, u shpreh Spahiu. Ministrja theksoi se shërbimet sociale dhe psikologët janë të angazhuar për të mbështetur të miturit që kanë nevojë për ndihmë, por përgjegjësia për mbrojtjen e tyre nuk u takon vetëm institucioneve. “Asnjë nuk duhet të mbetet i pambrojtur në situata që rrezikojnë sigurinë e tij. Shërbimet sociale dhe psikologët janë të angazhuar për të mbështetur të miturit që kanë nevojë për ndihmë. Por përgjegjësia për t’i mbrojtur është e përbashkët”, theksoi ajo. Një tjetër shqetësim i ngritur nga ministrja është përhapja e lajmeve të rreme dhe pamjeve të manipuluara apo të nxjerra jashtë kontekstit, të cilat, sipas saj, mund të shtojnë frikën dhe tensionin. “Një shqetësim tjetër është përhapja e lajmeve të rreme dhe e pamjeve të manipuluara ose të nxjerra jashtë kontekstit. Ju ftoj të verifikoni informacionin përpara se ta shpërndani dhe t’u referoheni burimeve zyrtare. Në momente të tilla, informacioni i përgjegjshëm është thelbësor për të mos shtuar frikën dhe tensionin”, tha Spahiu. Gjatë vizitës, ministrja falënderoi ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore dhe personelin shëndetësor në të gjithë vendin për punën në përballimin e fluksit të të lënduarve. Ajo siguroi qytetarët se strukturat shëndetësore dhe sociale vijojnë të ofrojnë kujdes dhe mbështetje për këdo që ka nevojë, duke e mbyllur mesazhin me thirrjen për të vendosur sigurinë e fëmijëve dhe jetën e qytetarëve mbi çdo kundërshti. “E di që këto ditë janë të vështira. Por siguria e fëmijëve, shëndeti dhe jeta e çdo qytetari duhet të jenë mbi çdo ndarje dhe kundërshti. Le t’i mbrojmë fëmijët nga rreziqet që mund të parandalojmë. Le të mos lejojmë që frika, zemërimi apo informacioni i pavërtetë të na largojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj tyre. T’i dëgjojmë. T’i kuptojmë. T’i mbrojmë. Fëmijët janë të parët!”, përfi ministrja. U.D/Shqiptarja.com TAG: Klodiana Spahiu ministria e shendetesise protestat kunder qeverise spitali i traumes Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 6872 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?