Lajme Zone
Sherr i rëndë në Tiranë/ Përfshihen 28 të mitur, me vete thika dhe kaçavida
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Sherr i rëndë në Tiranë/ Përfshihen 28 të mitur, me vete thika dhe kaçavida

Një konflikt mes disa të miturve është shënuar këtë të mër...

Një konflikt mes disa të miturve është shënuar këtë të mërkurë në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Siç bëhet me dije nga Policia e Tiranës, në konflikt janë përfshirë 28 shtetas të mitur, disa prej të cilëve posedonin armë të ftohta/ mjete të mprehta të llojit thikë, që më pas janë sekuestruar.

Në bazë të informacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Llambi Bonata”, disa të mitur të ndarë në grupe, të cilët dyshohet se do të konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe i kanë shoqëruar të miturit, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6. Gjatë kontrollit fizik, disa prej tyre iu gjetën armë të ftohta (thika), kaçavida, si dhe disa maska, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Veprimet procedurale me të miturit u kryen në prani të prindërve dhe psikologëve dhe pas komunikimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 28 shtetas të mitur, të moshave 13-17 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.