Lajme Zone
Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhet dëshmia e autorit Sokrat Vata: E qëllova për vetëmbrojtje
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhet dëshmia e autorit Sokrat Vata: E qëllova për vetëmbrojtje

Sipas dëshmisë së tij, konflikti ka nisur fillimisht mes disa turistëve, të cilët, sipas tij, ishin nën efektin e alkoolit.

Vata është ndihmuar nga një prej truprojave të Principotesit për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Efektivi Moisid Matushaj, i cili shërbente edhe si truprojë te 'Principotes' e ka transportuar Vatën, me një makinë në pronësi të tij, deri në qendër të Ksamilit dhe më pas vetë është kthyer sërish me të njëjtën makinë në kompleksin luksoz. Më pas, Vata ka rënë në kontakt me dy turqit të cilëve u kërkoi ndihmë për ta larguar me makinë, derisa u arrestua në Levan brenda bagazhit. Sokrat Lipan alias Vata Sokrat Lipan alias Vata, autori i dyshuar i vrasjes së turistit portugez në Ksamil ka dhënë deklarimet e para para grupit hetimor, duke treguar versionin e tij për mënyrën se si nisi dhe përfi përplasja me 21 vjeçarin.

Sipas dëshmisë së tij, konflikti ka nisur fillimisht mes disa turistëve, të cilët, sipas tij, ishin nën efektin e alkoolit.

Pas vrasjes, Vata është ndihmuar nga një prej truprojave të Principotesit për tu larguar nga vendi i ngjarjes. I dyshuari Vata ka pretenduar se u ka kërkuar turistëve të qetësoheshin, pasi në ambientet e lokalit ndodheshin edhe persona të tjerë. Por, sipas versionit të tij, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe mes tyre ka nisur përleshja fizike.

Para hetuesve, ai ka mohuar se e kishte me vete thikën me të cilën u godit për vdekje 21 vjeçari portugez. Sipas pretendimit të tij, thika i përkiste viktimës dhe ai ia ka marrë gjatë përleshjes, duke e goditur më pas me të.

“Thika me të cilën u vra 20-vjeçari portugez ishte e viktimës”, është shprehur Vata.

Ky është vetëm versioni i të dyshuarit dhe mbetet për t’u verifikuar nga hetimi.Ndërkohë, Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së zonës, me qëllim zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Nga pamjet e administruara deri tani janë fiksuar vetëm momentet e para të konfliktit. Për shkak të lëvizjes së njerëzve dhe kaosit të krijuar gjatë përleshjes, pamjet nuk japin një pasqyrë të qartë të gjithë situatës. Ndërsa momenti i goditjes me thikë nuk është regjistruar, pasi vendi ku ka ndodhur ngjarja ndodhet në distancë nga kamerat dhe pamjet janë të vështira për t’u dalluar për shkak të errësirës.

21 vjeçari portugez kishte mbërritur në Shqipëri rreth një javë më parë, së bashku me disa miq, për të kaluar pushimet në Ksamil.

Ndërkohë, trupi i të riut vijon të qëndrojë në morg, pasi deri tani familjarët e tij nuk janë paraqitur pranë autoriteteve shqiptare për të kryer procedurat për tërheqjen e trupit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi se si nisi konflikti, kush e shkaktoi përplasjen dhe rrethanat e sakta në të cilat 21 vjeçari humbi jetën.

Si ndodhi krimi?

20-vjeçar portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil dyshohet se u vra në orët e para të mëngjesit të 18 gushtit në ambientet e lokalit “Principote”.

Ngjarja ka nisur rreth orës 05:15, pas një konflikti mes disa personave në ambientet e “Principote”. Përplasja më pas është zhvendosur në zonën e plazhit, ku situata ka përshkallëzuar.

Sipas hetimeve, 29-vjeçari Sokrat Lipan, alias Sokrat Vata, dyshohet se ka goditur disa herë me thikë turistin portugez në trup. Në të njëjtën kohë, David Heurtevent, i cili është shpallur në kërkim, dyshohet se e ka goditur me grushte 20-vjeçarin.

Për të dy rëndon akuza për “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rolit të secilit person në konflikt.

Sipas Policisë, në konflikt janë përfshirë edhe katër kamarierë të lokalit “Principote”, Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Murat Zhabina dhe Ildi Cekani.

Ata dyshohet se e kanë goditur me grushte turistin portugez para momentit kur Sokrat Vata e goditi me thikë. Pas ngjarjes, katër kamarierët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Si u kap i dyshuari kryesor?

Pas vrasjes, Sokrat Vata u kap në Levan të Fierit, teksa ishte fshehur në bagazhin e një automjeti. Në automjet ndodheshin shtetasit turq Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, dhe Ezgi Perlak, 31 vjeçe.

Sipas hetimeve, dy shtetasit turq kishin njohje me Vatën dhe dyshohet se po e ndihmonin të largohej drejt Tiranës. Ata janë arrestuar dhe përballen me akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Në momentin e konfliktit, në “Principote” ndodheshin edhe katër persona që punonin si badiguardë, Miosid Matushaj, Luciano Seferi, Romeo Shehu dhe Kristi Koshi.Sipas Policisë, ata nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe pas ngjarjes nuk kanë njoftuar autoritetet.Për Miosid Matushajn rëndojnë akuzat për “Moskallëzim të krimit” dhe “Mosmarrje të masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”, ndërsa për Luciano Seferin, Romeo Shehun dhe Kristi Koshin është referuar vepra penale “Moskallëzim i krimit”.

Në momentin e ngjarjes në ambientet e “Principote” ka qenë edhe pronari i lokalit, Bekim Bulica. Sipas Policisë, ai është larguar pas ngjarjes pa njoftuar autoritetet.Bulica është shpallur në kërkim dhe ndaj tij është referuar vepra penale “Moskallëzim i krimit”.

Në total, në lidhje me ngjarjen janë arrestuar 11 persona, ndërsa dy të tjerë, David Heurtevent dhe Bekim Bulica, janë shpallur në kërkim. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Sarandës, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësive të secilit person të përfshirë.

Personat e përfshirë dhe rolet e tyre në ngjarjeSokrat Lipan alias Sokrat Vata – autori i dyshuar i krimit, i arrestuar.Nuh Mahmutoglu – shtetas turk, i arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.Ezgi Perlak – shtetase turke, e arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.Serxhi Selimi – kamerier në lokal.Ervis Bunci – kamerier në lokal.Ildi Cekani – kamerier në lokal.Murat Zhabina – kamerier në lokal.Miosid Matushaj – oficer i Policisë në Gjirokastër; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.Luciano Seferi – punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier; i arrestuar, por ende nuk është pezulluar nga detyra.Romeo Shehu – polic bashkiak në Gjirokastër; i arrestuar dhe i pezulluar nga detyra.Kristi Koshi – i arrestuar; funksioni apo vendi i tij i punës nuk dihet.David Heurtevent – klient në lokal, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim.Bekim Bulica – pronar i lokalit, i shpallur në kërkim për fshehjen e krimit. Turisti u vra në Ksamil, Lamallari bën filozofin nga Tirana; policët nën akuzë për fshehje krimi 19 Gusht, 12:55 vrasja e turistit në ksamil zbardhet dëshmia e autorit sokrat vata Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Ylli Zalla nxjerr blof ministrin Lamallari: U vetëdorëzova, policia do të më vrasë! 19 Gusht 2026, 12:4812:48Kronike Nga ‘G Class’ te ‘AMG’, sekuestrohen 3 makina luksi në Tiranë me vlerë 450 mijë euro (Video) 19 Gusht 2026, 12:3512:35Kronike Ylli Zalla flet para togave të zeza: S'kam lidhje me atentatin e Rinasit, armët s'janë të miat 19 Gusht 2026, 11:3811:38Kronike Vrasje e portugezit te "Principote", dëshmojnë turistët: Nuk e pamë krimin 19 Gusht 2026, 11:2811:28Kronike Vrasja e portugezit në Ksamil, pezullohen 2 punonjës policie: Nuk ndërhynë për të parandaluar konfliktin 19 Gusht 2026, 10:5110:51Kronike U arrestua pasi doli në televizor dhe denoncoi policinë, Ylli Zalla del sot para gjykatës 19 Gusht 2026, 10:2010:20Kronike