Eksperti rrugor, Gëzim Hoxha, analizoi sot aksidentet rrugore të ditëve të fundit në vend, jo vetëm të shumta në numër, por në një pjesë të rasteve kanë rezultuar fatale.
Duke folur lidhur me çështjen e “A2CNN”, Hoxha theksoi se qëllimi i kujdesit gjatë drejtimit të mjeteve është që të mos vriten njerëz.
Sipas ekspertit, nevojiten forma edukimi për shoferët përmes klasave dhe fushatave individuale. “Ne nuk kemi qëllim të pasurojmë policët, ne kemi qëllim të mos vriten njerëz. Gjoba dhe burgu faktikisht janë forma edukimi. Pra të gjitha këto janë forma edukimi bëhen në klasa, në fushata individuale, etj. etj. Forma edukimi janë edhe këto. Edhe gjoba është formë edukimi. E mban mend mirë kur të gjobit polici, sepse të ikin lekët nga portofoli. Problemi është që këtu kërkohet pak botëkuptim te njerëzit. Duhet që edhe lekët të mos humben kot. Kjo nuk është automobil, është pushkë, sepse më vret mua që s’kam faj. Shoferët e rinj bëjnë më pak aksidente, sepse ata kanë frikë sepse janë të pasigurt. Sepse vet aksidenti është besim i tepëruar”,-tha Hoxha./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

