Një shtetas iranian ka paraqitur kërkesë për azil në Kosovë, pasi u kap në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” me një pasaportë belge që nuk ishte e tij. Lajmi është bërë i ditur nga Radio Europa e Lirë. LEXO edhe...Vuçiç: Kurti dhe Perëndimi po ushtrojnë 'terror' ndaj serbëve! Kërkon të mos hapet ura e Ibrit: Sonte do t'i shkruaj kreut të NATO-s Ngjarja mësohet të ketë ndodhur më 18 gusht kur iraniani mbërriti në Prishtinë. Në pikën e kontrollit ai ka paraqitur dokumentin belg por më pas ka pranuar se pasaporta nuk i përkiste atij. Ai deklaroi se ishte shtetas iranian dhe se nuk kishte dokumente personale me vete, ndërsa u tha autoriteteve se ndihej i kërcënuar në Iran. Drejtori i Qendrës për Azil, Fitim Zariqi, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se kërkesa për azil dhe se ajo do të shqyrtohet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas tij, procedura mund të zgjasë deri në gjashtë muak U.D/ReportTv.al iranian aeroporti i prishtines kosove prishtine Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.9% Shoqëria 26.7% Social media 16.4% Vota total: 3882 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

