Barcelona ka bërë një nga goditjet më të bujshme të kësaj merkatoje, duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit spanjoll Rodri (Rodrigo Hernandez Cascante) nga Manchester City. Klubi katalanas ka fituar garën me rivalin e përbetuar, Real Madridin, për shërbimet e 30-vjeçarit, duke arritur marrëveshjen përfundimtare me Manchester Cityn për shumën e 75 milionë eurove (me bonuse). LEXO edhe...Shtatë tërmete godasin Spanjën, evakuohen qendra tregtare, hotele dhe ndërtesa në Granada (VIDEO) Negociatat mes palëve nuk kanë qenë të lehta, sidomos për shkak të vështirësive financiare të Barcelonës. Megjithatë, oferta e përmirësuar e klubit katalanas ka bindur drejtuesit e Manchester Cityt për të dhënë dritën jeshile për transferimin. Barcelona e ka prezantuar zyrtarisht Rodrin përmes kanaleve të saj, duke e cilësuar spanjollin si “dirigjentin e ri të mesfushës”. Transferimi në Katalonjë shënon fundin e një kapitulli shtatë vjeçar të Rodrit te Manchester City. Spanjolli iu bashkua klubit anglez në vitin 2019 dhe gjatë aventurës së tij në “Etihad Stadium” u shndërrua në një nga mesfushorët më të rëndësishëm në futbollin botëror, duke fituar 13 trofe. Pasi fitoi Evropianin 2024 me Spanjën ai u shpall fituesi i 'Topit të Artë'. Një nga mesfushorët më të fortë në qarkullim, Rodrigo mund të fitojë edhe këtë vit 'Topin e Artë' pasi u shpall lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026, duke ngritur edhe trofeun si kapiteni i Spanjës. Rodri e nisi karrierën te të rinjtë e Atletico Madridit, për të vijuar më pas te Villarreali. Pas dy sezonesh me 'Nëndetësen e verdhë', ai kaloi për një vit nën urdhërat e Diego Simeones te ekipi i parë i Atleticos, ndërsa në vitin 2019 Manchester City e bëri për vete për shifrën e 70 milionë eurove. Rodri nuk ka asnjë rrjet social dhe shumë nga tifozët e duan edhe për faktin se ai përqëndrohet vetëm në fushën e lojës. S.Dh/ReportTv.al barcelona la liga spanje Manchester City Rodrigo Hernandez Cascante Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.9% Shoqëria 26.7% Social media 16.4% Vota total: 3882 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
