Lajme Zone
“Thikën e kishte portugezi, unë ia mora”, Sokrati dëshmon për vrasjen e turistit
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

“Thikën e kishte portugezi, unë ia mora”, Sokrati dëshmon për vrasjen e turistit

Zbardhen detaje të reja nga dëshmia e 29-vjeçarit Sokrat Vata, i dyshuar si autor i vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur më 18 gusht në ambientet e hotelit “Principote” në Ksamil.

Zbardhen detaje të reja nga dëshmia e 29-vjeçarit Sokrat Vata, i dyshuar si autor i vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur më 18 gusht në ambientet e hotelit “Principote” në Ksamil.

Para hetuesve, Vata ka dhënë versionin e tij për përplasjen, duke pretenduar se thika ka qenë fillimisht në duart e turistit portugez dhe se ai ia ka marrë gjatë konfliktit.

“Thikën e kishte portugezi, ia mora nga dora”, mësohet të ketë deklaruar 29-vjeçari.

Sipas dëshmisë së tij, përpara se situata të agravonte, ai u ka kërkuar personave të përfshirë në konflikt që të qetësoheshin, pasi në ambient ndodheshin edhe persona të tjerë.

“U kërkova të mbanin qetësi, kishte edhe njerëz të tjerë”, ka thënë Vata.

Megjithatë, sipas versionit të tij, përpjekjet për të qetësuar situatën kanë qenë të pasuksesshme dhe përplasja ka vijuar.

“Ishte e pamundur të mbahej qetësi dhe nisi konflikti”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Në kuadër të hetimeve, policia ka arrestuar 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes të arrestuarve është Sokrat Lipan, alias Sokrat Vata, i dyshuar si autor i ngjarjes. Në pranga kanë rënë edhe shtetasit turq Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, dhe Ezgi Perlak, 31 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar Vatën pas ngjarjes.

Të arrestuarit e tjerë janë Serxhi Selimi, 24 vjeç; Ervis Bunci, 24 vjeç; Ildi Cekani, 21 vjeç; dhe Murat Zhabina, 27 vjeç, të gjithë kamarierë në lokalin “Principote”.

Në pranga janë vënë gjithashtu Miosid Matushaj, 24 vjeç; Luciano Seferi, 44 vjeç; Romeo Shehu, 35 vjeç; dhe Kristi Koshi, 29 vjeç, të cilët punonin në sigurinë e lokalit.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur David Heurtevent, 29 vjeç, si dhe pronari i lokalit, Bekim Bulica, 36 vjeç.