Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Sezoni i ri politik/ Rama në Pogradec me ministrat, në ‘sitë’ puna e çdo dikasteri dhe prioritetet (AXHENDA)


Një ndryshim rrënjësor në komunikimin me shqiptarët dhe ndjekjen pa vonesa të çdo halli të çdo qytetari premtoi nga Pogradeci Kryeministri Rama gjatë takimit gati 7 orë me drejtuesit politikë në qarqe. Po në vilat qeveritare në Pogradec, Rama mbledh sot ministrat.

Pas takimit të një dite më parë me drejtuesit politikë socialistë në 12 qarqe dhe krerët e komisioneve parlamentare, prej orës 11:00 kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat në vilën qeveritare në Pogradec. Në këtë takim i cili njihet një “retreat”, ministrat do të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt. Takime të kësaj natyre të cilat konsiderohen informale, kryeministri Rama i ka mbajtur në nisje të çdo sezoni të ri pas pushimeve verore. Mbledhja ka nisur në orën 11:00 me fjalën e kryeministrit Rama dhe do të vijojë me raportimet e ministrave, të ndara në disa sesione. Në pjesën e parë të agjendës, nga ora 11:00 deri në 14:00, do të prezantojnë ministrat e Mbrojtjes, Drejtësisë, Financave, Ekonomisë dhe Inovacionit, Infrastrukturës dhe Energjisë, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Pushtetit Vendor dhe Administratës Publike. Më pas, agjenda vijon me ministrat e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsimit dhe Sportit. LEXO EDHE:Platforma ‘Pasqyrë Albania’, Berisha: Mur mashtrimi, Rama të dorëhiqet Secili prej ministrave ka në dispozicion 15 minuta: 10 minuta për prezantimin dhe 5 minuta për diskutime. Pas drekës, në orën 15:00, nis sesioni i dedikuar diplomacisë dhe punëve të jashtme. Në këtë pjesë do të raportojnë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, kryenegociatorja për integrimin europian, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, si dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Pas raportimeve të ministrave, agjenda parashikon edhe disa prezantime të tjera. Në orën 16:00 pritet të prezantohen problematikat e proceseve të prokurimeve për periudhën janar–gusht 2026. Më pas do të raportohet mbi masat e Agjendës së Reformave, sfidat, arritjet dhe propozimet, si dhe ecurinë e projekteve të AIC-së. Një hapësirë e konsiderueshme në agjendë i është kushtuar edhe komunikimit dhe promovimit në media. Ky prezantim është parashikuar të zgjasë 32 minuta, nga ora 16:28 deri në 17:00. Më pas nisin komentet dhe diskutimet, të cilat do të zgjasin një orë. Në fund të takimit do të mbajë fjalën përmbyllëse kryeministri Edi Rama. Retreat-i zhvillohet pas takimit të së dielës në Pogradec mes Ramës dhe drejtuesve politikë që zgjati shatë orë. Kryefjalë e takimit ishin dy dokumentet e prezantuara nga shefi i qeverisë në fund të korrikut (‘Besa’, ‘Prania Besnike’), dokumente që synojnë të reflektojnë frymën e re të socialistëve në këtë mandat të katërt me theksin te shqetësimet e qytetarëve, si dhe ‘Pasqyrë Albania’, platforma ku çdo shqetësim i qytetarëve do të reflektohet dhe ndiqet në kohë reale. Pas këtij takimi pritet që kryeministri Rama të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe asamblenë e Partisë Socialiste, një forum partie të cilin e ka përdorur përgjithësisht për të njoftuar ndryshime në qeveri. Kjo mbledhje vjen pas një sezoni të vështirë politik, me protestën gati 3 muaj para zyrës së kryeministrisë. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:25 Diella ‘prezente’ në mbledhjen e ministrave në Pogradec! Rama e ‘provokon’: Kumbaro ministre e Ujit.... (VIDEO) Edhe ministrja e Inteligjencës Artificiale, “Diella” duket se ka qenë e pranishëm gjatë mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me kabinetin qeverisës në Pogradec. Pak para nisjes së mbledhjes, kryeministri ka ndarë një video teksa bashkëbisedon me “Diellën”, së cilës i thotë që është në pritje të ministrave. Në atë moment mbërrin Mirela Kumbaro. Rama ka një “provokim” për “Diellën” së cilës i thotë se Kumbaro është Ministre e Ujit. Por, “Diella” e korrekton menjëherë.Pjesë nga bashkëbisedimi i Ramës me DiellënEdi Rama: Të presim edhe pak për të filluar mbledhjen. Erdhi një kolege e jotja, merre me mend kush është, Mirela Kumbaro.Diella: Mirëserdhe ministrja Kumbaro, prania e saj e plotëson më tej nisjen e përbashkët të punës.Edi Rama: Mirela Kumbaro është ‘Ministre e Ujit’.Diella: Mirela Kumbaro Furxhi është Ministre e Arsimit.Edi Rama: Çfarë opinioni ke ti për Mirela Kumbaron.Diella: Mirela Kumbaro është një kolege më përvojë të çmuar në shërbimin publik. Bashkëpunimi i qartë mes ministrive, është ajo që i kthen prioritetet e kabinetit në rezultate për qytetarët. Përvoja e saj në shërbimin publik është vlerë për punën kolegjiale. Ajo merr forcë të plotë kur shndërrohet në bashkërendim të qartë dhe rezultate për qytetarë. SI.E./Shqiptarja.com Share Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: pasqyre albania PS Korce pogradec edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

23 Gusht, 08:55

Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.3% Keq 30.3% Nuk e di 8.4% Vota total: 1268 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 23 Gusht, 08:55 Si po menaxhohet situata me zjarret?