Lajme Zone
Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi apel partive në Kosovë: Zgjidhni presidentin ose do të jeni në telashe të mëdha!
PolitikëReport TV

Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi apel partive në Kosovë: Zgjidhni presidentin ose do të jeni në telashe të mëdha!

Pas ceremonisë ku mori shtetësinë e Kosovës, DioGuardi tha se ishte i rëndësishëm qëndrimi i tij në vend në këtë periudhë dhe shprehu shpresën që presidenti të zgjidhet sa më shpejt.

Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi u ka bërë thirrje partive parlamentare në Kosovë që të zgjedhin presidentin e vendit, duke paralajmëruar se në të kundërt Kosova mund të përballet me “telashe të mëdha”. Pas ceremonisë ku mori shtetësinë e Kosovës, DioGuardi tha se ishte i rëndësishëm qëndrimi i tij në vend në këtë periudhë dhe shprehu shpresën që presidenti të zgjidhet sa më shpejt. LEXO edhe...Deklaroi se Ukraina nuk e njeh Kosovën, Kurti i përgjigjet Zelenskyt: Gabon, por solidariteti ynë nuk ka qenë kurrë transaksion “Jam këtu që të siguroj që ju të keni një president dhe shpresoj që të ndodhë para se të largohem. Nëse nuk zgjidhet deri atëherë, do të jeni në telashe të mëdha, sepse keni armiq në gatishmëri për të prishur balancën në Ballkan. Ishte e rëndësishme që të vija me zërin tim të lartë për të zgjuar popullin shqiptar. Tani nuk është koha të flini në gjumë, sepse njerëzit kanë marrë nga ju, e urrej ta them, por mund ta shihni edhe vetë”, theksoi ai. Shirley Cloyes DioGuardi gjithashtu vlerësoi marrjen e shtetësisë së Kosovës, dhe solli në kujtesë angazhimin e çiftit në mbështetje të çështjes së Kosovës që prej vitit 1989. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi kanë qenë ndër zërat më të fuqishëm në SHBA në mbështetje të Kosovës dhe pavarësisë së saj. Sipas saj, ata kanë qenë miq të Kosovës shumë përpara shpalljes së shtetit dhe tashmë janë edhe qytetarë të saj. U.D/R.Xh/ReportTv.al Joe DioGuardi kosove Albulena Haxhiu Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 60.8% Keq 30.9% Nuk e di 8.4% Vota total: 1328 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?