Lajme Zone
Pse i duhet Ramës një “Pasqyrë”, kur shqiptarët i bërtasin hallet prej 85 ditësh në shesh?!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Pse i duhet Ramës një “Pasqyrë”, kur shqiptarët i bërtasin hallet prej 85 ditësh në shesh?!

Kryeministri prezantoi me entuziazëm projektin sot pas mbledhjes në Pogradec me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare.

Foto e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale Për t'i dëgjuar qytetarët nuk duhet inteligjencë artificiale, algoritëm apo “pasqyrë unike”... Pas Diellës, Yllit dhe Besës, Edi Rama ka gjetur një tjetër ‘shkop magjik’ për të zgjidhur hallet e shqiptarëve, “Pasqyrë Albania”.

Kryeministri prezantoi me entuziazëm projektin sot pas mbledhjes në Pogradec me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare.

Ideja, sipas Ramës, është e thjeshtë. Qytetari do të paraqesë kërkesën, ankesën, shqetësimin apo hallin e tij dhe më pas do të mund ta gjurmojë atë në kohë reale. Madje përdori edhe krahasimin: halli do të ndiqet si një pako postare.

Në pamje të parë tingëllon si një problem administrativ që kërkon një zgjidhje teknologjike. Qytetari ankohet, sistemi regjistron ankesën, institucioni përgjigjet dhe qeveria kontrollon afatet.

Por pikërisht këtu fillon problemi. Teksa Rama prezantoi sistemin që do të gjurmojë “çdo hall të qytetarit”, në Tiranë qytetarët zhvilluan ditën e 85-të radhazi të protestës.

Ata nuk kishin nevojë të hapnin një llogari në një platformë. Nuk kishin nevojë të plotësonin formular. Nuk kishin nevojë as të kontrollonin statusin e ankesës.

Dolën në shesh.

Pra, qeveria nuk ka përballë një hall që ka humbur në sportelet e administratës. Ka përballë një kërkesë të panegocieshme, të largohet.

Dhe këtu “Pasqyrë Albania” ndeshet me paradoksin e vet. Rama kërkon një sistem që institucionet të mos humbin më shqetësimet e qytetarëve, por prej 85 ditësh është ‘shurdh e qorr’ për atë që që po ndodh përpara Kryeministrisë.

Çfarë do të gjurmojë “Pasqyrë Albania” që nuk mund të dëgjohet sot nga dritarja e Kryeministrisë?

“Pasqyrë Albania” nuk është gjë tjetër veçse hallka e fundit e një serie emërtimesh që qeveria ka futur në komunikimin e saj publik.

Më parë erdhi Diella, figura e krijuar me inteligjencë artificiale që Rama e paraqiti si pjesë të modelit të ri teknologjik të qeverisjes. Pastaj Ylli, asistenti dixhital i fermerëve, i prezantuar më 1 qershor nga ministri Andis Salla. Më pas erdhi “Besa”, dokumenti politik i lidhur me reflektimin për mandatin e katërt.

Qytetarët që protestojnë nuk po kërkojnë të dinë nëse ankesa e tyre ka kaluar nga një drejtori në tjetrën. Ata kanë formuluar kërkesa politike dhe po kërkojnë përgjigje politike. Prandaj problemi nuk është nëse “Pasqyrë Albania” do të jetë apo jo një platformë funksionale.

Problemi është pretendimi se marrëdhënia e prishur mes qytetarit dhe institucioneve mund të riparohet duke ndërtuar një kanal tjetër dixhital, në një moment kur një kanal shumë më i drejtpërdrejtë ndodhet çdo ditë në rrugët e Tiranës.

Rama nuk ka nevojë për një algoritëm për të zbuluar çfarë kërkojnë protestuesit. Nuk ka nevojë për një sistem që t'i njoftojë se ankesa është marrë. Nuk ka nevojë as për statusin “në proces”.

Prej 85 ditësh mesazhi vjen pa ndërmjetës.

Nëse “Pasqyrë Albania” do të gjurmojë vërtet çdo hall të qytetarëve, testi i parë nuk është teknologjik. Është politik. Pasqyra mund të tregojë ankesën. Pyetja është nëse Edi Rama do të shohë atë që ka prej 85 ditësh përballë saj. /Pamfletiedi rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Berisha: ‘Pasqyrë Albania’, Diella e re shumë milionëshe! 23 Gusht 2026, 21:0521:05Politike Pas 'Besës', Rama prezanton 'shpikjen' e radhës: 'Pasqyrë Albania' do gjurmojë hallet e qytetarëve! 23 Gusht 2026, 19:0419:04Politike Pas 7 orësh, përfn mbledhja e Ramës me socialistët në Pogradec! 23 Gusht 2026, 18:3118:31Politike Edi Rama, drejtuesve politikë: Jemi në rrethim! 23 Gusht 2026, 17:1317:13Politike Mbledhja me dyer të mbyllura në Pogradec, zbardhet urdhri i Ramës për ministrat dhe deputetët! 23 Gusht 2026, 15:4815:48Politike Rama nis sot maratonën e diskutimeve në Pogradec, mbledh drejtuesit politikë dhe krerët e komisioneve 23 Gusht 2026, 09:0009:00Politike