Lajme Zone
Kriza në Kosovë/ PDK nuk heq dorë, i dërgon sërish letër Deharit: Të hënën në 11:00 deputetët do të jenë në sallë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kriza në Kosovë/ PDK nuk heq dorë, i dërgon sërish letër Deharit: Të hënën në 11:00 deputetët do të jenë në sallë

PDK i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës bëri të ditur se të hënën (24 gusht), në orën 11:00, do të jetë në sallën e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës konstituive të këtij institucioni. PDK i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit. LEXO edhe...Kur përfn mandati i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Kosovës? Juristët në Prishtinë ndahen në dysh Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbajë qëndrimin se pa marrëveshje për zgjedhje e presidentit nuk mund të evitohet mbajtje e zgjedhjeve të reja. Nuk dihet ende se kur do të mbahet takimi i radhës i drejtuesve të Vetëvendosjes dhe LDK-së, në të cilin, siç është paralajmëruar nga të dy palët, do të propozohen emra konkretë të kandidatëve për president./Kosovapress P.J/ReportTv.al kriza politike ne kosove kosove PDK LDK LVV Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 62.3% Keq 30% Nuk e di 7.8% Vota total: 877 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?