Lajme Zone
Andis Salla, peshku i radhës i Gjergj Lucës: si ministri i Bujqësisë po ia dorëzon edhe Fierzën trafikantëve
PolitikëPamfleti

Andis Salla, peshku i radhës i Gjergj Lucës: si ministri i Bujqësisë po ia dorëzon edhe Fierzën trafikantëve

Rasti i ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, rikonfirmon të vërtetën se të gjithë ministrat e qeverisë "Rilindja", menjëherë pas emërimit dhe nisjes së detyrës, vihen në shërbim të interesave të trafikantit peshkatar Gjergj Lucës, pa dyshim me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Gjergj Luca dhe Andis Salla / Pasi hëngri peshkun e parë dhe më radhë të tjerët te restoranti i Gjergj Lucës, Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, vazhdon t’i bëjë favore me asetet shtetërore... Pas drekës së 16 majit te 'Rozafa Fish City', ministri i Bujqësisë njoftoi krijimin e Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit në Liqenin e Fierzës; por 1 muaj pas afatit, nuk ka njoftim fituesi. Në garë janë disa shoqata peshkatarësh, përveç organizatës së Gjergj Lucës, ku Qemal Beu dhe 3 ortakë janë arrestuar për trafik droge. Rasti i ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, rikonfirmon të vërtetën se të gjithë ministrat e qeverisë "Rilindja", menjëherë pas emërimit dhe nisjes së detyrës, vihen në shërbim të interesave të trafikantit peshkatar Gjergj Lucës, pa dyshim me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Ministri Andis Salla shkon shpesh te restoranti "Rozafa Fish City" në Labinot-Fushë të Elbasanit, por të vetmen vizitë në "Rozafa Fish City" që ka bërë publike zyrtarisht është ajo më datë 16 maj 2026.

Duke pozuar krah për krah me trafikantin Gjergj Luca, ministri tha se prodhimet e "Rozafa Fish City" janë me standarde të BE-së; pastaj, u drekua me peshk e prodhime deti dhe firmosi ankandin për t'i dhënë 10 ha pyje shtetërore për 10 vjet e me qira 5 lekë/m² në vit.

Por pasi hëngri peshkun e parë dhe më radhë të tjerët te restoranti i Gjergj Lucës, Ministri i Bujqësisë e Zhvillimit Rural, Andis Salla, i ka bërë e vazhdon t'i bëjë favore me asetet shtetërore.

Më datë 2 korrik 2026, ministri Salla ka publikuar njoftim për krijimin e një organizate peshkimi, me aktivitet monopol për peshkim në Liqenin e Fierzës, me këtë tekst:

· "Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton të gjithë subjektet e interesuara të paraqesin kërkesat për njohje si Organizatë e Menaxhimit të Peshkimit (OMP) për zonën bashkë-menaxhuese të Liqenit të Fierzës; afati për dorëzimin e kërkesave është data 17 korrik 2026." Ka kaluar 1 muaj nga afati i fundit për licencimin e Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit në Liqenin e Fierzës, por nuk ka asnjë njoftim zyrtar se cilët grupe peshkatarësh kanë paraqitur kërkesa për këtë shoqëri e aktivitet peshkimi dhe cili grup është shpallur fitues.

Sepse sipas informacionit, ministri Andis Salla ka bllokuar procedurën, ngaqë aplikues për këtë biznes peshkimi në Liqenin e Fierzës janë dhe disa shoqata të tjera peshkatarësh, përveç trafikantit Gjergj Luca dhe organizatës së tij me 10 ortakë, që ka marrë Portin e Peshkimit në Durrës falas për 20 vjet; nga të cilët, peshkatari Qemal Beu dhe 3 ortakë të kësaj organizate janë arrestuar nga drejtësia italiane e SPAK-u për trafik droge me anijet e peshkimit.

A do t'ia japë ministri Andis Salla bandës së drogës "Luca-Beu" edhe monopolin e Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit në Liqenin e Fierzës; që sipas monopolit, do të ketë të drejtën të përcaktojë cilët peshkatarë do të lejohen të peshkojnë në këtë liqen, kundrejt tarifave?

Në fakt, vendos kryeministri, ndërsa ministri Salla do të firmosë letrat formalisht, siç kanë bërë ish-ministrat parardhës, që kanë firmosur dhurime të ndërmarrjeve e reparteve ushtarake, toka e pyje me kontrata "1 Euro" dhe koncesione në favor të trafikantit Gjergj Luca.

Edhe mund t'ia kenë dhënë fshehurazi lejen e këtij monopoli, por nëse i është dhënë Gjergj Lucës, ky është koncesioni i gjashtë që ka marrë, pas Liqenit të Xarrës në Butrint dhe hapësirave detare falas për peshkim në Gjirin Qefal-Kakome të Sarandës, Durrës, Vlorë e Shëngjin./Pamfleti

© Copyright Pamfleti

Ky artikull është material ekskluziv i Pamfleti dhe mbrohet nga e drejta e autorit, në përputhje me Ligjin Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Ripublikimi i plotë ose i pjesshëm i këtij shkrimi nga media të tjera lejohet vetëm duke cituar qartësisht Pamfleti si burim dhe duke vendosur në fund të materialit linkun e artikullit origjinal.

Çdo përdorim, kopjim apo ripublikim pa respektuar këto kushte përbën shkelje të së drejtës së autorit dhe mund të sjellë përgjegjësi ligjore sipas legjislacionit në fuqi.andis salla peshku i rradhës së gjergj lucës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Shteti në gjunjë para Bekim Bulicës, kapobanda i ‘Principotes’ gjithmonë një hap para prangave 24 Gusht 2026, 10:2710:27Anti-Mafia Bes-forti i Edit Ramës i jep 9.6 milionë Euro paradhënie izraelitit Ron Yeffet, për makinat e IKMT-së 23 Gusht 2026, 15:0315:03Anti-Mafia Dokumenti/ Udhëzimi i Blendi Gonxhes, skema e re e Edi Ramës për grabitjen e pasurive publike 22 Gusht 2026, 14:1314:13Anti-Mafia Vrasja në Ksamil, tregoi se shteti, qeveria, policia, drejtësia dhe krimi janë bashkë në punë të zeza 22 Gusht 2026, 13:0513:05Anti-Mafia Blendi Gonxhe legalizon shkatërrimin e Kalasë së Lëkurësit: resorti i Dajlan Avdiajt me leje arkeologjike false 21 Gusht 2026, 14:1414:14Anti-Mafia A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës? 20 Gusht 2026, 16:4016:40Anti-Mafia