Lajme Zone
Sali Berisha: Kur të vi në pushtet, do konfiskoj ndërtimet me para të zeza
PolitikëPamfleti

Sali Berisha: Kur të vi në pushtet, do konfiskoj ndërtimet me para të zeza

Këtë e premtoi duke marrë shkas nga vrasja e turistit portugez në resortin e trafikantit Bekim Bulica në Ksamil, të ndërtuar pa leje, në tokë të grabitur me letra false, plazh të zaptuar dhe me miliona të zeza, të lejuara nga agjencitë shtetërore.

Karikatura Pamfleti / Mashtrimi i rradhës: Pas vrasjes në Ksamil, Sali Berisha u betua se do të konfiskojë të gjitha ndërtimet e paligjshme; i njëjti betim që bëri në 2005, por më pas familja e tij (Jamarbër Malltezi, Shkëlzen Berisha, Bashkim Ulaj, Fatmir Bektashi, Shkëlqim Beshiri, Rrahman Selmanllari etj.) grabiti toka dhe ndërtoi kulla me para të pista. Nga 137 ha në Ksamil te Gërdeci dhe 350 ha falas për Ulajn... Përveç premtimeve të përsëritura për krijimin e parajsës ekonomike të shqiptarëve me paga e pensione të larta, Sali Berisha u betua se kur të rikthehet në pushtet, do të konfiskohen të gjithë objektet e ndërtuara me financime nga aktivitetet kriminale.

Këtë e premtoi duke marrë shkas nga vrasja e turistit portugez në resortin e trafikantit Bekim Bulica në Ksamil, të ndërtuar pa leje, në tokë të grabitur me letra false, plazh të zaptuar dhe me miliona të zeza, të lejuara nga agjencitë shtetërore.

Berisha tha: "Menjëherë pas ardhjes së PD-së në pushtet, do të krijojë Agjenci Kombëtare të Posaçme për të evidentuar dhe konfiskuar të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash të zeza, duke goditur me zero tolerancë krimin e organizuar."

Logjikisht dhe ligjërisht, premtimi i Sali Berishës është i mirëpritur si shpresë për rikthimin e veprimit të shtetit, për faktin se shumë kulla, pallate, komplekse vilash e resorte në Tiranë dhe në bregdet janë ndërtuar me financime të padeklaruara e jashtë rrugëve bankare, edhe nga trafikantë.

Por betimi i Sali Berishës për të goditur mafien e pastrimit të parave të krimit në ndërtime dhe për të konfiskuar objektet e ndërtuara është tallje publike, si në vitin 2005, kur deklaroi qeverisje dhe shtet "me duar të pastra".

Në vitin 2005, vetëm 3 muaj pas fillimit të detyrës si kryeministër, Sali Berisha krijoi Agjencinë Anti-Korrupsion, Task-Forcën kundër pastrimit të parave në ndërtime dhe një strukturë të Posaçme për verifikimin e lejeve të ndërtimit, pronësisë së tokave e trojeve të tyre në Tiranë dhe bregdet.

P.sh., Saliu u betua se Task-Forca do të hetonte lejet e ndërtimit dhe trojet publike që kishte dhuruar Edi Rama në Tiranë si kryebashkiak, duke e quajtur "Mister 20%" për çdo leje pallati e kulle, rrafshimin dhe kthimin e kinemave, qendrave të kulturës e shesheve sportive në sheshe ndërtimi.

Por betimi i Sali Berishës rezultoi mashtrim, hipokrizi e tallje me shqiptarët, ndërsa familjarët e tij: djali, vajza, dhëndri Jamarbër Malltezi, vëllai i Liri Berishës dhe ortakë, klientë, trafikantë e financues të PD-së dhe familjes "Berisha", me fuqinë e pushtetit të Sali Berishës si kryeministër dhe Kryetar i KKT-së, krijuan monopolin e ndërtimeve dhe grabitjen e tokave dhe trojeve në Tiranë, Durrës, Vlorë e krejt bregdetin, nga Velipoja, Shëngjini, Durrësi, Kavaja, Lalzi, Vlora, Himara, Saranda e deri në Ksamil.

Tani që ëndërron dhe kërkon të rikthehet në pushtet për herë të tretë, Sali Berisha po përsërit të njëjtin betim e mashtrim si në vitin 2005, duke thënë se do të konfiskohen ndërtimet me financime nga aktivitete kriminale dhe në toka e troje të grabitura me letra false.

Kjo është hipokrizi, së pari për faktin se kulla, komplekse rezidenciale me apartamente e vila ka ndërtuar dhëndri i tij Jamarbër Malltezi me ortakun Fatmir Bektashi, me leje të dhëna nga qeveria e PD-së dhe nga Edi Rama kur ishte në bashki e gjatë 13 viteve në qeveri.

Kulla dhe komplekse pallatesh janë ndërtuar me miliona të zeza nga i biri Shkëlzen Berisha me "prestanomen" Shkëlqim Beshiri; dhe si ortakë në hije me Ilir Shtufin e grupit "Aruba", tashmë i arrestuar në Greqi me kërkesë të SPAK-ut për pastrim parash droge në ndërtime.

Kulla, pallate, hotele e resorte në Tiranë dhe bregdetin e jugut, Shkëlzen Berisha ka ndërtuar dhe me "prestanomen" tjetër Rrahman Selmanllari, të cilin, gjatë pushtetit të PD-së, e përdori për grabitjen e 137 ha tokë në Ksamil dhe qindra hektarë në Vlorë-Dhërmi, Himarë, Sarandë, Lalëz, Kavajë, por dhe si maskë në fabrikën e Gërdecit.

Kulla, pallate, madje qendër tregtare në lulishten para ish-selisë së PD-së, ka ndërtuar miku dhe financuesi i familjes "Berisha", Bashkim Ulaj, i krijuar si oligark ndërtimi e 13 HEC-eve private gjatë pushtetit të PD-së; kohë kur ka marrë falas edhe 350 ha tokë, troje e pyje shtetërore./ Pamfletisali berisha abi malltezi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë “Besa” e re e Edi Ramës dhe "Kumbari" i sistemit të vjetër 23 Gusht 2026, 16:5116:51Dosja e zezë 1200 policë të dypunësuar si truproje në resortet e kriminelëve: Ligji shkelet, shefat e dinë dhe heshtin 23 Gusht 2026, 15:2215:22Dosja e zezë Shqipëria e betonit përballë revoltës së profesionistëve! 22 Gusht 2026, 16:3016:30Dosja e zezë Shkaqet e 'kryqëzatës' të islamit politik ndaj katolikëve 21 Gusht 2026, 13:2613:26Dosja e zezë Senegali vë nën hetim Ron Yeffet/ “Miku” i Ramës që ka gllabëruar miliona në Shqipëri, në lupë për afera me tenderët 20 Gusht 2026, 20:1520:15Dosja e zezë Ilir Shtufi hap “Kutinë e Pandorës”, si lulëzuan me Ramën biznesmenët e lidhur me familjen Berisha 20 Gusht 2026, 17:3217:32Dosja e zezë