Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë


Videoja nis me 44-vjeçarin, i njohur si ‘Tani i Ruzhdiut’ duke qëndruar në tavolinën e një lokali buzë rrugës te zona e njohur si ish-Agjencia, i shoqëruar nga një tjetër.

Report Tv ka siguruar momentin e ekzekutimit të 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë. Videoja nis me 44-vjeçarin, i njohur si ‘Tani i Ruzhdiut’ duke qëndruar në tavolinën e një lokali buzë rrugës te zona e njohur si ish-Agjencia, i shoqëruar nga një tjetër. LEXO edhe...Me dy armë dhe me skafandër në kokë, Report Tv siguron foton e autorëve në momentin kur eliminojnë ‘Tanin e Rruzhdiut’ në Sarandë Më pas, ngrihet dhe largohet, kur një prej autorëve të maskuar i është afruar dhe e qëllon me armë zjarri. Myrtaj arrin të ngrihet pak dhe e shtyn, e më pas ia mbath me vrap për të shpëtuar. Personi që e qëlloi e ndjek nga pas duke i drejtuar njërën prej armëve në duart e tij, ndërsa krah tyre ecën bashkëpunëtori i tij, po ashtu i veshur me skafandër e kokore dhe i hipur mbi një motor. Myrtaj vazhdon të vrapojë në mes të rrugës, por plumbat ia dalin ta bëjnë të rrëzohet. Në këtë moment, autori e shkrep armën edhe njëherë duke e kapur nga pas. Kur ai rrëzohet, e qëllon sërish të paktën dy herë në kokë me armën që mban në dorën tjetër dhe më pas hipën në motorin e shokut dhe largohen. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 14:07 Me dy armë dhe me skafandër në kokë, Report Tv siguron foton e autorëve në momentin kur eliminojnë ‘Tanin e Rruzhdiut’ në Sarandë Foto: Autori që e qëlloi Report Tv siguroi foton e autorëve të vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj në Sarandë. Siç shihet njëri nga autorët mban dy armë zjarri në duar dhe është i veshur me një xhup në ngjyrë jeshile, pantallona të zeza dhe me skafandër në kokë.Në foton tjetër është drejtuesi i motorit, i cili ka ndihmuar autorin për t’u larguar. Edhe ai mban një skafandër në kokë dhe i veshur i gjithi me të zeza.Artan Myrtaj i njohur edhe me emrin 'Tani i Ruzhdiut u ekzekutua paraditen e së dielës, më 20 shtator, në zonën e njohur si ish-Agjencia, në qytetin e Sarandës. Gjatë këtij atentati mbeti i plagosur edhe kalimtari Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç, i cili mori një plumb në shpinë.44-vjeçari që u qëllua me breshëri plumbash, kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga paraburgimi, pasi gjykata i kishte caktuar masën ‘detyrim paraqitjeje’. Ai ishte arrestuar në korrik 2025 për plagosjen e dy të rinjve nga Kamza, Ernest Lame dhe Gëzim Hajdaraj. Ai kishte ndihmuar Ramadan Zoton, i cili plagosi dy të rinjtë nga Kamza.Foto e autorit që e ndihmoi të largohej Share P.J/ReportTv.al sarande Artan Myrtaj vrasja e artan myrtajt Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42.2% Disi 11.4% Vota total: 3771 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?