Lajme Zone
Nis hartimi i projektbuxhetit të 2027-ës, pritet mbi 10 mld euro! Malaj: Do i përgjigjet nevojave sociale dhe zhvillimit ekonomik
EkonomiReport TV

Nis hartimi i projektbuxhetit të 2027-ës, pritet mbi 10 mld euro! Malaj: Do i përgjigjet nevojave sociale dhe zhvillimit ekonomik

Ministria e Financave nis hartimin e buxhetit për vitin 2027 dhe hartimin e paketës fiskale. Lajmin e bën të ditur vetë ministri i Financave Petrit Malaj, teksa diskuton me drejtoreshën e Përgjithshme të Buxhetit Mimoza Dhëmbin e cila ka 34 vite pjesë e asaj ministrie.

Ministria e Financave nis hartimin e buxhetit për vitin 2027 dhe hartimin e paketës fiskale. Lajmin e bën të ditur vetë ministri i Financave Petrit Malaj, teksa diskuton me drejtoreshën e Përgjithshme të Buxhetit Mimoza Dhëmbin e cila ka 34 vite pjesë e asaj ministrie. Pa zbuluar shumë detaje Malaj thotë se do të jetë buxhet më i madh se ai aktual, dhe se do ti përgjigjet nevojave sociale por edhe zhvillimit ekonomik të vendit. LEXO edhe...Ndryshon ligji/ 50 mijë pensione private, me më shumë garanci! Mbrojtje nga falimentimi “Buxheti i vitit të ardhshëm po merr formë. Dhe në një nga momentet më të rëndësishme të punës së Ministrisë së Financave, një bisedë me Mimoza Dhëmbin, Drejtoreshën e Përgjithshme të Buxhetit, prej 34 vitesh pjesë e kësaj ministrie. Ministrat vijnë me drejtimin dhe përgjegjësinë e tyre politike. Por një institucion i fortë ka nevojë edhe për njerëzit që ruajnë memorien e tij, njohin çdo hallkë dhe i kanë shërbyer shtetit për vite me radhë”, shkruan Malaj. Buxheti i këtij viti është në vlerën 906 miliardë e 817 milionë lekë, të ardhurat që pritet të mblidhen deri në fund të vitit arrijnë 843 miliardë 110 milionë lekë. Për vitin e ardhshëm pritet që buxheti të jetë afro 960 miliardë lekë (10.1 miliardë euro me kursin aktual), ndërsa të ardhurat planifikohet të jenë 892 miliardë lekë. Buxheti i vitit të ardhshëm do të shoqërohet edhe me paketë fiskale, me ndryshime si në taksat tatimore ashtu edhe doganore, do të vijohet edhe me uljen e përjashtimeve që aktualisht janë në fuqi, por edhe për tu përshtatur me ligjet e BE. SI.E./ReportTv.al Ministria e Financave Petrit Malaj buxheti i shtetit buxheti 2027 Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42.2% Disi 11.4% Vota total: 3770 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?