Kryeministri Edi Rama është shprehur se ish-Presidenti Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, i cili u dënua me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë. Rama tha gjatë fjalës së tij në një takim në New York, në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, Rama tha se SHBA duhet të bënte më shumë për 4 ish-krerët e UÇK-së. LEXO edhe...“Dikur korrupsioni ishte kudo, sot luftohet çdo ditë”, Rama nga Nju Jorku: Sistemi demokratik i Shqipërisë po ndërton imunitetin e vet “Më lejoni të them disa fjalë pa mbajtur një fjalë tjetër të gjatë. Dua së pari të falënderoj Ilirin dhe Martinin për këtë ftesë bujare. I kërkoj ndjesë gjithëkujt që ndoshta do ndihet disa i shpërfillur, por mund të them se gjëja më e mirë që mund të më ndodhte sot, është të isha ulur krah kumbarit të komunitetit shqiptar, zotit Sal Rusi. Meqë ra fjala për Sal Rusin dhe familjen e tij, më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar në strehën e tij, ai është në strehën e tij. Ai është Hashim Thaçi, ai nuk është me ne këtu, sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden që e emërtoi Xhorxh Uashingtonin e Kosovës, e tradhtoi. Edhe pse Gjenerali Klark dhe disa njerëz bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin. Kur them tradhtuar, është sepse ne si vend i vogël ndihemi miq me SHBA-të, më të mëdhenjtë e më të fortët. Mund të ishte bërë më shumë, duke mos lejuar që kjo farsë të niste. Gjeneral, ju jam mirënjohës për gjithçka keni bërë në kapacitetin tuaj personal”, tha mes të tjerash Rama. Lajm në përditësim... Ora 16:10 “Dikur korrupsioni ishte kudo, sot luftohet çdo ditë”, Rama nga Nju Jorku: Sistemi demokratik i Shqipërisë po ndërton imunitetin e vet Gjatë fjalimit të tij në mbrëmjen gala të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork të SHBA-së, kryeministri Rama foli për ndryshimin e rrënjësishëm të Shqipërisë vitet e fundit, duke veçuar jo vetëm zhvillimin ekonomik të vendit por edhe forcimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit."Sa shumë ka ndryshuar Shqipëria gjatë këtyre viteve. Askush nuk ta fal suksesin. Po, është viti i pestë a i gjashtë, që kemi aeroportin më të madh në rajon. Duke qenë shumë i madh jo vetëm në terma relative që është aeroporti me rritjen më të madhe në Europë, por edhe me shifra absolute, me shumë udhëtar se aeroporti i Beogradit. Do të vazhdojë sepse është vetëm fillimi. Nuk është shumë e thjeshtë që ta përtypin të gjithë se kush është Shqipëria, të jetë e aftë të rritet dhe të tregojë këtë kapacitet për ndryshim. Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu. Jo se nuk kemi mangësi apo probleme. Martini nuk harroi të përmendte korrupsionin. Ne shqiptarët, ajo që ne e shohim si problem, partnerët europianë e shohin si sukses . Pyetja është a mund të ketë një vend më shumë korrupsion nëse ai luftohet ccdo ditë. A është e vërtetëq që në një vend ku korruprisoni është gjithkund, lufta kundër tij të ndodhë ccdo ditë? Jo nuk është. Dikur në Shqipëri, korrupsioni ishte gjithkund dhe lufta askund. Sot shohim diçka ndryshe. E shohim sepse sistemi demokratik i Shqipërisë ka nisur të ndërtojë imunitetin e vet. Është fjala për një sistem pushtetesh të pavarura që funksionojnë me gjithë defektet, problemet dhe nevojën për tu rritur, por sidoqoftë duke shfaqur çdo ditë faktin që ky nuk është vendi ku mund tyë ecësh dora dorës me korrupsionin pa asnjë pasojë. Ky është sukses i madh për një vend ku 10 vjet më parë, kafshët dhe shpendët masakroheshin nga mijëra gjuetarë europianë që kalonin në kufirin tonë, që të bënin festë pa rregulla e kontrolle, të vrisnin majtas dhe djathtas duke lënë pirgje zogsh të ngordhur. Sot vendi proteston për bio diversitetin, vetëm 10 vjet më vonë, pasi ndaluam gjuetinë, rritëm zonat e mbrojtura dhe pasi ndaluam shfrytëzimin e pyejeve, rritëm 3 fish numrin e shpendëve dhe kafshëve, rritëm shumëfish si kurrë më parë, sipërfaqen e pyjeve të rikuperuara. Tashmë kemi një Shqipëri të re. Njerëzit duan më shumë. Shqipëria ku njerëzit jetonin me idenë se se mund të jetë më keq nuk ekziston më" tha Rama, Share R.Xh/U.D/ReportTv.al uck hashim thaci kosove SHBA edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42.2% Disi 11.4% Vota total: 3771 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?

