Dy deputetë të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, kanë votuar kundër draftit të ri për reformën administrativo-territoriale, që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë të qartë qëndrimin e grupit lidhur me projektligjin për reformën e re territoriale, duke deklaruar se deputetët socialistë duhet të votojnë pro tij pasi të përfjë shqyrtimi në Komisionin e Ligjeve dhe të kalojë për votim në seancë plenare.
Balla tha se vendimi politik i grupit parlamentar të PS-së është që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm në seancë dhe të votojnë në favor të projektligjit.
“Vendimi politik i grupit parlamentar është që sapo të përmbyllet në komisionin përgjegjës, atë të ligjeve ky projektligj të kalojë për votim në seancë plenare. Vota pro e PS hyn në vendimmarrjet politike për të cilat kërkohet që të gjithë deputetët të jenë prezent dhe të votojnë. Secili ka shqetësimet e veta, ju përmendet me të drejtë kolegun Sina. Një është të kesh diskutimet e tua dhe një është të kesh detyrimin për të votuar vendimmarrjen e grupit parlamentar. Vendimi parlamentar i grupit të PS është që të gjithë deputetët duhet të votojnë pro“, tha Balla.
I pyetur nëse parashikohen penalitete për deputetët që nuk ndjekin qëndrimin e grupit, Balla u përgjigj shkurt. “Lexoni rregulloren e grupit parlamentar.” tha ai.
Kreu i grupit socialist u pyet gjithashtu nëse do të zhvillojë një takim me deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sina, të cilët kanë shprehur kundërshtime ndaj projektligjit.
“Gjithmonë në mbledhjen e grupit parlamentar, ka raste kur deputetet e PS shprehin qëndrimin e tyre, por ajo që pason është vendimi politik”, tha Balla.
Ndërkohë, ai i bëri thirrje edhe Partisë Demokratike që të bëhet pjesë e procesit të diskutimit për reformën territoriale dhe të paraqesë propozimet e saj.
Reforma e propozuar nga Partia Socialiste parashikon ndryshimin e hartës territoriale dhe reduktimin e numrit të bashkive në vend. Projektligji pritet të vijojë shqyrtimin në Komisionin e Ligjeve përpara se të kalojë për votim në Kuvend.
Dy deputetë të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, kanë votuar kundër draftit të ri për reformën administrativo-territoriale, që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Përplasje në komision për 'Territorialen', deputetët e opozitës: Po pengoni nismën tonë, nuk shkrihen bashkitë si gjalpë 5 Tetor, 11:52 balla presion \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\'rebelëve\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\' në parti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Përplasje në komision për 'Territorialen', deputetët e opozitës: Po pengoni nismën tonë, nuk shkrihen bashkitë si gjalpë 5 Tetor 2026, 11:4711:47Politike Shkrirja e 15 bashkive, dy deputetë të PS votojnë kundër hartës së re territoriale 5 Tetor 2026, 11:3411:34Politike 'Territorialja'/ Qytetarët protestë para Kryesisë së Kuvendit, kundërshtojnë shkrirjen e bashkive 5 Tetor 2026, 10:5510:55Politike U aludua për marrëveshje të fshehtë tek salla 'Vip' në Rinas, Berisha thyen heshtjen: Rama u takua me Ballën 5 Tetor 2026, 10:3210:32Politike Cic-micet e pretendentëve për bashkinë e Tiranës 5 Tetor 2026, 10:2310:23Politike "Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Vlora Hyseni kanë filluar të flasin", Berisha nga SPAK: E kanë kuptuar që Rama i ka shitur! 5 Tetor 2026, 10:3210:32Politike

