Lajme Zone
Rama s'ka kohë për negociatat, i ndërpret fjalën eurodeputetit: Mos e zgjat, kam takim!
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Rama s'ka kohë për negociatat, i ndërpret fjalën eurodeputetit: Mos e zgjat, kam takim!

Në Konferencën Ndërparlamentare, eurodeputeti dhe raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, po mbante fjalën e tij në nisje të konferencës, kur kryeministri Edi Rama vendosi t’i “kujtonte” se koha ishte e çmuar. Schieder e vuri theksin te rëndësia e mbylljes së kapitujve të negociatave, dhe jo thjesht te çelja e tyre. “Nuk është çështja që të hapen kapitujt, por duhen mby

Në Konferencën Ndërparlamentare, eurodeputeti dhe raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, po mbante fjalën e tij në nisje të konferencës, kur kryeministri Edi Rama vendosi t’i “kujtonte” se koha ishte e çmuar. Schieder e vuri theksin te rëndësia e mbylljes së kapitujve të negociatave, dhe jo thjesht te çelja e tyre.

“Nuk është çështja që të hapen kapitujt, por duhen mbyllur. Këto reforma duhet të mbërrijnë te shoqëria. Duhet të formësohet e ardhmja e vendit”, ishte deklarata që bër Schieder.

Por ndërsa raportuesi i PE-së po fliste për procesin e integrimit europian, Rama ndërhyri, duke i kërkuar të mos e zgjaste shumë fjalën.

Arsyetimi? Kryeministrin e prisnin gjermanët.

“Kërkoj ndjesë se kam një takim me gjermanët dhe nuk i lë dot të presin. Aman, mos ia përmend Greqinë sot, se Gjermania humbi dje 1-0 ndaj Greqisë”, tha Rama, duke e shoqëruar ndërhyrjen me batutë.

Kështu, teksa Schieder fliste për kapitujt që Shqipëria duhet të mbyllë në rrugën drejt BE-së, Rama dukej se kishte një tjetër kapitull për të mbyllur: takimin me gjermanët. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm