Lajme Zone
Rama rrugës drejt Malit të Zi: Dua dialog me këdo që beson se jam i keq
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Rama rrugës drejt Malit të Zi: Dua dialog me këdo që beson se jam i keq

Kryeministri Edi Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Z...

Kryeministri Edi Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi. Atje do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që zhvillohet në datat 21 dhe 22 tetor.

Samiti do të mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët europianë, me fokus forcimin e bashkëpunimit rajonal, integrimin ekonomik dhe avancimin e perspektivës europiane të vendeve të rajonit.

Në një postim në rrjetet e tij sociale, Rama ka treguar një komunikim me një student protestues. “Dua dialog me këdo që beson se unë jam i keq, ama dhuna është një armik i lirisë së të gjithëve”,-thekson Rama./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.