Lajme Zone
Mallkimi i Tiranës? Nga LaCivita te Grenell, amerikanët që u afruan me Ramën e Berishën dhe i 'gjeti belaja'!
PolitikëPamfleti

Mallkimi i Tiranës? Nga LaCivita te Grenell, amerikanët që u afruan me Ramën e Berishën dhe i 'gjeti belaja'!

Lista përfshin emra të njohur nga rrethi i Donald Trump, ish-zyrtarë të FBI-së, konsulentë politikë dhe investitorë. Nuk kanë të gjithë të njëjtin hall dhe as të njëjtën përgjegjësi. Por bashkimi i tyre në një histori ofron një tablo që zor se do ta shkruante më bukur edhe një autor satire politike.

Mallkimi i Tiranës Dikush përfi në burg, dikush në hetim, dikush humbi postin dhe dikush tjetër u gjend në qendër të skandaleve politike e financiare. Një varg personazhesh amerikane që kanë pasur marrëdhënie me Edi Ramën dhe Sali Berishën janë përballur me telashe në SHBA. Rasti më i fundit është ai i Richard Grenell... Politika shqiptare mund të mos ketë shumë për të eksportuar në Shtetet e Bashkuara, por një gjë duket se e ka prodhuar me bollëk: personazhe amerikane që, pasi shfaqen në Tiranë, përfjnë në tituj lajmesh për arsye krejt të tjera nga ato që i sollën këtu.

Lista përfshin emra të njohur nga rrethi i Donald Trump, ish-zyrtarë të FBI-së, konsulentë politikë dhe investitorë. Nuk kanë të gjithë të njëjtin hall dhe as të njëjtën përgjegjësi. Por bashkimi i tyre në një histori ofron një tablo që zor se do ta shkruante më bukur edhe një autor satire politike.

Richard Grenell, miku i Ramës që përfi nën hetimin e Shtëpisë së Bardhë

Rasti më i fundit është ai i Richard Grenell, ish-emisarit amerikan për Ballkanin dhe një prej figurave të afërta me presidentin Donald Trump.

Grenell është një emër i njohur edhe në politikën shqiptare, veçanërisht për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama. Të dy kanë ruajtur kontakte të afërta ndër vite, ndërsa Rama e ka pritur Grenellin disa herë, përfshirë edhe takime private. Grenell-Rama Në Tiranë, Grenell është trajtuar si një mik i rëndësishëm amerikan i kryeministrit, një personazh me lidhje të drejtpërdrejta në rrethin politik të Trump dhe me ndikim në çështjet e Ballkanit.

Por tani Grenell është vetë në qendër të një çështjeje të ndjeshme në Uashington.

Sipas një investigimi të Axios, të publikuar më 19 tetor, Shtëpia e Bardhë po shqyrton pretendimet se Grenell, gjatë drejtimit të Qendrës Kennedy, kishte ofruar akses te Trump dhe aktivitete të rëndësishme në këmbim të një donacioni shumëmilionësh.

Në qendër të mosmarrëveshjes janë një transfertë prej 17.6 milionë dollarësh dhe pretendimet për një donacion prej rreth 5.6 milionë dollarësh që nuk figuron të ketë mbërritur në institucion. Grenell i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar absurde.

Ironia është se njeriu që në Tiranë pritej si një prej miqve më me ndikim të Ramës në Amerikë, tani duhet të japë shpjegime brenda vetë administratës amerikane.

Charles McGonigal, nga takimet me Ramën te burgu amerikan

Nëse Grenell është përballë një hetimi, ish-zyrtari i lartë i FBI-së Charles McGonigal e ka kaluar prej kohësh atë fazë.

McGonigal, i cili zhvilloi takime me kryeministrin Edi Rama dhe u përfshi në një rrjet kontaktesh shqiptare, u dënua në SHBA për fshehjen e marrjes së 225 mijë dollarëve nga një person me lidhje me qeverinë shqiptare.

Në shkurt 2024, Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi dënimin e tij me 28 muaj burg për këtë çështje. Ai u përball veçmas edhe me një dënim për shkeljen e sanksioneve ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska. McGonigal Rama Nga zyrat e FBI-së në Nju Jork, te takimet në Tiranë dhe më pas te drejtësia amerikane: karriera e McGonigal mori një kthesë që politika shqiptare do ta kishte të vështirë ta shpjegonte me një konferencë shtypi.

Chris LaCivita, konsulenti që Berisha e solli si trofe dhe Trump e qortoi publikisht

Chris LaCivita erdhi në Shqipëri si një prej emrave më të rëndësishëm të fushatës së Donald Trump. Sali Berisha e angazhoi për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, duke e paraqitur bashkëpunimin si dëshmi të lidhjeve të tij me botën republikane amerikane.

Por në tetor 2026, LaCivita u gjend në qendër të një skandali në Uashington. The New York Times raportoi se ai dhe James Blair kishin ofruar shërbime politike për drejtuesit e Republikës Srpska në Bosnjë-Hercegovinë, të lidhur me Milorad Dodikun. LaCivita-Berisha Trump reagoi publikisht, duke deklaruar se nuk ishte në dijeni të angazhimeve të tjera të këshilltarëve dhe se do t'i ndërpriste marrëdhëniet me ta nëse konstatonte konflikt interesi.

Kështu, konsulenti që në Tiranë shërbente si argument për afërsinë e Berishës me Trump, në Uashington u bë arsye që vetë Trump të kërkonte shpjegime.

Paolo Zampolli, nga projekti i shtetit bektashi te largimi nga administrata amerikane

Një tjetër personazh i kësaj historie është Paolo Zampolli, biznesmeni italo-amerikan dhe bashkëpunëtori i hershëm i Donald Trump.

Në shtator, Zampolli vizitoi Tiranën, takoi përfaqësues të qeverisë dhe opozitës, si dhe drejtuesit e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Gjatë vizitës, ai vlerësoi idenë e Ramës për krijimin e një shteti sovran bektashi, duke e cilësuar një projekt të shkëlqyer, ndonëse theksoi se vendimi u takonte shqiptarëve. Zampolli me Baba Mondin Por më 15 tetor, mediat raportuan se Zampollit i kishte përfunduar detyra si i dërguar special për Partneritetet Globale në Departamentin amerikan të Shtetit, pas përplasjeve brenda administratës.

Nga diskutimet për një shtet të ri në Tiranë, Zampolli u kthye në lajmet për humbjen e postit të vet në Uashington. Një kthesë që do ta kishte zili çdo skenarist komedie politike.

Jared Kushner, investimi që u kthye në simbol të protestave kundër Ramës

Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump, nuk është përballur me të njëjtin lloj telashesh personale apo penale. Por projekti i tij turistik në Shqipëri është kthyer në një prej çështjeve më të debatueshme të vitit.

Planet për ndërtime luksoze në Sazan dhe në zonën e Vjosë-Nartës shkaktuan kundërshtimin e organizatave mjedisore dhe protestat e lëvizjes së njohur si “Flamingot”.

Në qershor, SPAK nisi hetime mbi çështje që lidhen me pronësinë e tokave dhe procedurat e zhvillimit në zonën e projektit. Ndërkohë, The Guardian raportoi më 19 tetor se qeveria shqiptare po akuzohej për përshpejtimin e procedurave në një zonë me rëndësi të veçantë ekologjike.

Ironia këtu është ndryshe: investimi që Rama e promovoi si një mundësi të madhe për turizmin shqiptar është shndërruar në një prej simboleve të protestave që kërkojnë largimin e tij.

Ron Yeffet, nga njohjet në Tiranë te miliona dollarët në gjykatat amerikane

Në listë hyn edhe biznesmeni amerikano-izraelit Ron Yeffet, emri i të cilit është lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe me investime në Shqipëri, përfshirë sektorin e mbrojtjes.

Në Florida, Yeffet përballet me një padi civile nga biznesmeni Mark Faist, i cili pretendon se ka investuar mbi 8.6 milionë dollarë mbi bazën e premtimeve të rreme dhe se nuk ka marrë mbrapsht pjesën më të madhe të shumës. Yeffet i kundërshton pretendimet. Rama dhe Yeffet ulur Por telashe ka edhe në Shqipëri. Në fillim të tetorit, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kryen veprime hetimore që prekën Yeffet dhe persona të lidhur me industrinë e mbrojtjes, pas publikimit të regjistrimeve audio nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Në qendër të verifikimeve janë pretendimet për veprimtari të paligjshme në tregtinë e armëve dhe marrëdhëniet me kompaninë shtetërore KAYO.

Pra, një biznesmen që u bë i njohur për kontaktet e tij në nivele të larta të politikës shqiptare, sot duhet të merret me avokatë në Florida dhe hetues në Tiranë. Jo pikërisht ajo që zakonisht premton një fotografi me njerëz të pushtetshëm.

Një rastësi që po kthehet në traditë politike

Grenell po hetohet për pretendime mbi ndikimin dhe donacionet. Zampolli humbi postin pas përplasjeve në Departamentin e Shtetit. LaCivita mori një qortim publik nga Trump. McGonigal u dënua me burg. Kushner u gjend në qendër të protestave për projektet e tij në Shqipëri. Ron Yeffet përballet me një proces civil në SHBA dhe veprime hetimore në Tiranë.

Janë histori të ndryshme, me përgjegjësi dhe përfundime të ndryshme. Por të gjitha kanë një hollësi të përbashkët: personazhet kanë kaluar, në një mënyrë ose tjetër, nëpër orbitën e politikës shqiptare.

Në Tiranë, një mik amerikan shpesh prezantohet si garanci ndikimi në Uashington. Një fotografi, një takim apo një konsulent me emër mund të kthehet menjëherë në argument politik.

Por zhvillimet e fundit tregojnë se as njohjet e rëndësishme nuk të kursejnë nga problemet në vendin tënd.

Dhe këtu qëndron ironia: politika shqiptare i pret si njerëz që hapin dyert e Uashingtonit, ndërsa disa prej tyre, pasi largohen nga Tirana, duhet të trokasin në dyert e avokatëve, prokurorëve apo të vetë Shtëpisë së Bardhë.

Nëse do të ekzistonte një udhëzues për karrierën e këtyre personazheve, një këshillë mund të shkruhej me humor në faqen e parë: Vizitoni Shqipërinë, por mos e merrni fotografinë me kryeministrin apo kryetarin e opozitës si sigurim për të ardhmen. /Pamfletirama mcgonigal screenshot 5 12 screenshot 10 900 0 1744753593xberisha lacivita 677 1627897839 rama1 paolo zampolli 640 0 1674584220xcharles mcgonigal edi rama 104 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Ramës i ka ardhur fundi”, Korreshi nga protesta: Të shtunën pritet pjesëmarrje masive 21 Tetor 2026, 18:5518:55Politike Askush nuk pranon të dialogojë me të, Rama sajon një intervistë për të manipuluar protestuesit 21 Tetor 2026, 18:4118:41Politike Tri rrugëdaljet që ka Edi Rama dhe Shqipëria përballë krizës aktuale 21 Tetor 2026, 17:4517:45Politike Eurodeputeti gjerman 'godet' Ramën: Lidhjet mes shtetit, partisë dhe krimit të organizuar në zemër të protestave 21 Tetor 2026, 17:2317:23Politike Deputeti turk "shpërthen" ndaj Erdoganit: Përvojën tënde e ke eksportuar te Edi Rama të shtypë protestat 21 Tetor 2026, 17:0617:06Politike Mes fatit të Gruevskit dhe strategjisë së Vuçiçit: Çfarë do të bëjë Edi Rama? 21 Tetor 2026, 16:0716:07Politike