Lajme Zone
"Do iu ndjekim këmba-këmbës", Rama kërcënon protestuesit: S'do keni akses në aeroporte, trena dhe hotele
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

"Do iu ndjekim këmba-këmbës", Rama kërcënon protestuesit: S'do keni akses në aeroporte, trena dhe hotele

Gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, kreu i qeverisë u ndal  te përfshirja e të miturve në veprime të dhunshme, duke paralajmëruar se përgjegjësia do të shtrihet edhe te familjet e tyre.

Edi Rama Rama theksoi se familjet e fëmijëve të mitur që shkaktojnë dëme në pronën e të tjerëve nuk do të përfitojnë shërbime nga shteti. Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar sërish protestuesit që përfshihen në akte dhune gjatë protestave kundër qeverisë në kryeqytet, duke bërë thënë se autoritetet do t'i ndjekin ata “këmbë këmbës”.

Gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, kreu i qeverisë u ndal te përfshirja e të miturve në veprime të dhunshme, duke paralajmëruar se përgjegjësia do të shtrihet edhe te familjet e tyre.

Rama theksoi se familjet e fëmijëve të mitur që shkaktojnë dëme në pronën e të tjerëve nuk do të përfitojnë shërbime nga shteti. Megjithatë, kryeministri nuk dha detaje mbi bazën ligjore apo mënyrën se si do të zbatohej një masë e tillë.

“Do t’i ndjekim këmbë këmbës. Ky nuk është një qëndrim për të folur, por është një informacion për të gjithë ata që janë ende me dhunën në mendje, që të largohen nga ajo rrugë një orë e më parë. Kushdo që ka një fëmijë të mitur duhet të kujdeset për të. Do t’ju vijë fatura në familje. Nuk do të marrë asnjë shërbim nga shteti familja e fëmijës që djeg pronën e tjetrit”, deklaroi Rama.

Paralajmërimet e kryeministrit përfshinë edhe kufizime të mundshme për personat që identifikohen si pjesëmarrës në akte dhune, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij.

Rama deklaroi se këtyre personave do t'u kufizohet aksesi në aeroporte, trena, hotele dhe mjete të tjera transporti. Ai bëri të ditur gjithashtu se qeveria ka nisur bashkëpunimin me vende europiane për të penguar hyrjen në territoret e tyre të personave të identifikuar si të dhunshëm.

“Do t’u mbyllen akseset në trena, aeroporte, hotele, mjete transporti. Do të bashkëpunojmë dhe kemi nisur bashkëpunimin me vendet europiane për ndalimin e aksesit në ato vende si njerëz të dhunshëm”, u shpreh kryeministri.

Deklaratat e Ramës nuk u shoqëruan me sqarime të mëtejshme mbi mekanizmat ligjorë që do të mundësonin vendosjen e këtyre kufizimeve, apo mbi institucionet që do të ngarkoheshin me zbatimin e tyre. edi rama kercenon protestuesit 8 Komente T Turi 21 Tetor 2026, 12:40 Vertete i ka hipur kalit se prapmi. Përgjigjjuni m maja 21 Tetor 2026, 12:47 rame kjo do te perndjeki ty o tutkun terrorist Përgjigjjuni r ramsi 21 Tetor 2026, 12:55 paska ik nga menderja ramsi... Përgjigjjuni K Kohë 21 Tetor 2026, 13:44 Shqiptaret jane ne shtetin dhe token e tyre, nuk jane emigrant o qen i Surrelit.

Kaq bastard tani po superfuqi fytyrën e vertete prej qenit te zgjebosur. Përgjigjjuni P Preng 21 Tetor 2026, 13:54 Ja munodhu njëherë t'ua kufizosh të drejtat njerëzve në Europë, veç kujdes mos ha Shqipëria pastaj ndonjë gjobë si e Becchetti-t. Përgjigjjuni X Xhori 21 Tetor 2026, 14:26 ti je nje moster dhe asgje me shume.... tipik ozurpator sepse as diktator nuk quhesh se eshte lavderim per ty

ske me ide, por shpik mjete persekutimi qe edhe komunizmi do ti kishte zili iiiiiiiiiik o plaku Mere iiiiiiiiiik se per zotin na e shpife Përgjigjjuni F Fran jui 21 Tetor 2026, 14:41 Mikey sinister duhet ti bejne revisited neuro psiqike , se ne kete gjendje psiqike nuk mund te stroke as professions. , ne se ka , e jo me km , urgjentisht se prandaj ka 14 vite qe po shkaterron Shqiperine dhe popullin . Jemi be per Te qeshur nga bota , ne Afrike eshte nje shtet Gana , ku populli protesting kunder qeverise se po na shkaterron Ganen e po na Ben si Shqiperia . Prandaj stdentet po e shpetojne Shqiperine nga nje hijene , nje kafshe monster prehistorike . Te gjithe me studentet e pedagogy per shpetimi. E Shqiperise nga nje hijene , Te gjithe te origami kunder krime e te narkopolicise Rama kunder students e. Ministrat r branches , detract e narkopolicise , drejtorin e narkopolicise , studentet ti cojne ne been penal Përgjigjjuni L Linda 21 Tetor 2026, 16:37 Po belën, olsin, palloshin e gjatë të belës, gysin, kar çanin a do ti ndjekësh këmba këmbës o pervers? Do tju marrësh të keqen e opingës o i çmëndur Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama ofertë me kusht studentëve: Qeveria do t'ju paguajë 50% të qirasë 21 Tetor 2026, 12:1012:10Politike Studentët i refuzojnë dialogun, Rama hidhet në sulm: Sponsorizohen nga krimi, ulërasin si në mesjetë 21 Tetor 2026, 11:5811:58Politike Simbolet dramatike të protestës, si u kthyen në armë politike 21 Tetor 2026, 10:1010:10Politike Profesori austriak: Edi Rama, pa maskën që e njohin ndërkombëtarët! 21 Tetor 2026, 08:5108:51Politike Studentët i refuzuan dialogun, Rama nxjerr sërish karriget dhe paralajmëron: Kush dëmton, do të paguajë! 21 Tetor 2026, 08:2608:26Politike “Vuri karriget si tek estrada e Gramshit”/ Shehi: Rama largohet me protestë masive, nuk ka më nevojë për dhunë 20 Tetor 2026, 22:3722:37Politike