Lajme Zone
31 vite nga zhdukja e Remzi Hoxhës, familja akuzon Berishën: Fol ku i ka eshtrat, mos e merr të vërtetën në varr
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

31 vite nga zhdukja e Remzi Hoxhës, familja akuzon Berishën: Fol ku i ka eshtrat, mos e merr të vërtetën në varr

Më 21 tetor 1995, Hoxha u mor nga vendi i punës në Tiranë dhe nuk u kthye më. Për tri dekada, familjarët e tij kanë kërkuar të mësojnë jo vetëm rrethanat e rrëmbimit dhe vrasjes, por mbi të gjitha vendin ku është fshehur trupi.

Remzi Hoxha & Sali Berisha Më 21 tetor 1995, biznesmeni dhe veprimtari shqiptar nga Kosova, Remzi Hoxha, u rrëmbye në mes të Tiranës nga njerëz të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK). Trupi i tij nuk është gjetur kurrë. Në 31-vjetorin e zhdukjes, djali Ardian Hoxha dhe vëllai Nebi Hoxha i drejtohen drejtpërdrejt Sali Berishës, president i Shqipërisë në kohën e ngjarjes, duke kërkuar të tregojë ku ndodhen eshtrat. Sot mbushen 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, një prej krimeve më të rënda të lidhura me strukturat e sigurisë së shtetit shqiptar pas rënies së komunizmit.

Më 21 tetor 1995, Hoxha u mor nga vendi i punës në Tiranë dhe nuk u kthye më. Për tri dekada, familjarët e tij kanë kërkuar të mësojnë jo vetëm rrethanat e rrëmbimit dhe vrasjes, por mbi të gjitha vendin ku është fshehur trupi.

Në qendër të akuzave të familjes qëndron ish-presidenti Sali Berisha, nën drejtimin politik të të cilit vepronte SHIK-u në vitin 1995. Edhe pse proceset gjyqësore kanë trajtuar përgjegjësinë e ish-zyrtarëve të shërbimit, familjarët vazhdojnë të kërkojnë përgjigje për fatin e eshtrave të Remzi Hoxhës.

Në një reagim të gjatë për përvjetorin, djali i tij, Ardian Hoxha, e akuzon drejtpërdrejt Berishën dhe kërkon që institucionet shqiptare të hapin arkivat e ish-SHIK-ut.

“Më 21 tetor 1995, babai im, Remzi Hoxha, u rrëmbye nga vendi i tij i punës në mes të Tiranës, në pikë të ditës, nga njerëzit e SHIK-ut të Sali Berishës. U torturua, u vra dhe trupi i tij u zhduk. Këtë e ka thënë gjykata shqiptare me vendim të prerë”, shkruan Ardian Hoxha.

Ai thekson se familja nuk kërkon hakmarrje, por mundësinë për ta varrosur babanë.

“Neve nuk na intereson politika e Shqipërisë, as e majta, as e djathta. Nuk kërkojmë as dënimin e askujt dhe as hak për gjakun e babait tim. Kërkojmë vetëm eshtrat e tij, që t’ia bëjmë një varr dhe të vazhdojmë jetën tonë”, shprehet ai.

Edhe vëllai i Remzi Hoxhës, Nebi Hoxha, ka publikuar një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj Berishës: “Sali Berisha, me një këmbë në varr e kokën ende mbi dhe, fol: ku është vëllai im? Ku e ka varrin, nëse ka një varr diku? Mos e merr të vërtetën me vete! Familja jonë ka të drejtë të dijë ku t’i vendosë një lule!”.

Një rrëmbim në mes të Tiranës dhe gjurmët që çuan te SHIK-u

Remzi Hoxha ishte 39 vjeç kur u zhduk. Me origjinë nga trevat shqiptare të Maqedonisë së Veriut, ai kishte zhvilluar veprimtari biznesi në Shqipëri dhe kishte mbështetur çështjen shqiptare në Kosovë, në një periudhë kur regjimi i Sllobodan Millosheviçit ushtronte represion ndaj shqiptarëve.

Sipas rrëfimit të Ardian Hoxhës, familja ishte shpërngulur në Tiranë për t'u bashkuar me Remziun vetëm pak javë përpara zhdukjes së tij. Ardiani ishte 14 vjeç, ndërsa më e vogla nga pesë fëmijët ishte vetëm gjashtë vjeçe.

Më 21 tetor 1995, disa burra me rroba civile e morën Remzi Hoxhën nga vendi i punës, pranë zonës së ish-Stacionit të Trenit në Tiranë. Sipas dëshmive të mbledhura ndër vite, ata përdorën automjete pa shenja zyrtare dhe u paraqitën sikur po e shoqëronin për verifikim.

Familja fillimisht shpresoi se bëhej fjalë për një ndalim të përkohshëm. Por orët u kthyen në ditë, ditët në muaj dhe Remzi Hoxha nuk u kthye më.

Hetimet dhe dëshmitë e mëvonshme e lidhën rrëmbimin me një operacion të SHIK-ut, shërbimit sekret shqiptar që në atë kohë drejtohej nga Bashkim Gazidede. Sipas rindërtimeve të publikuara për këtë ngjarje, pas marrjes në Tiranë, Remzi Hoxha u transportua përmes Kamzës drejt një baze të shërbimit sekret në zonën e Kune-Vainit, në Lezhë.

Në të njëjtën dosje u përfshinë edhe ndalimet e Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Hetimet zbuluan një operacion të paligjshëm të strukturave të SHIK-ut, gjatë të cilit personat e ndaluar iu nënshtruan keqtrajtimeve dhe torturave.

Remzi Hoxha nuk u mbijetoi torturave. Trupi i tij u zhduk dhe vendndodhja e eshtrave mbetet e panjohur edhe sot.

Përse familja akuzon Sali Berishën?

Në vitin 1995, Sali Berisha ishte president i Republikës, ndërsa Bashkim Gazidede drejtonte SHIK-un. Për familjen Hoxha, përgjegjësia për rrëmbimin nuk përfn te punonjësit që e kryen operacionin, por shkon deri te drejtuesit politikë të shtetit të asaj kohe.

Ardian Hoxha ka deklaruar në intervista të mëparshme se babai i tij mund të ketë pasur dijeni për kontakte të dyshuara mes figurave të larta të politikës shqiptare dhe përfaqësuesve të regjimit serb.

Sipas pretendimeve të tij, Remzi Hoxha kishte marrë informacion për një takim të mundshëm mes Berishës dhe Millosheviçit, si dhe kishte qenë dëshmitar i një takimi të dyshuar mes Bashkim Gazidedes dhe komandantit paramilitar serb Zheljko Razhnatoviç, i njohur si Arkani.

Ardian Hoxha beson se këto informacione mund të kenë qenë motivi i rrëmbimit të babait të tij. Megjithatë, këto mbeten pretendime të familjes dhe jo përfundime të provuara nga gjykata për përgjegjësinë personale të Berishës.

Vendimi i gjykatës dhe Ilir Kumbaro

Më 22 nëntor 2012, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi në mungesë me 15 vjet burg ish-zyrtarin e SHIK-ut, Ilir Kumbaro, për torturimin me pasojë vdekjen e Remzi Hoxhës.

Në arsyetimin e vendimit, gjykata përcaktoi se Hoxha kishte vdekur disa ditë pas privimit nga liria, ndërsa mbahej nga punonjësit e SHIK-ut. Gjykata e konsideroi Kumbaron përgjegjës për izolimin, keqtrajtimin dhe torturimin që shkaktuan vdekjen e tij.

Në të njëjtin proces u trajtua edhe përgjegjësia e ish-zyrtarëve Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi. Gjykata konstatoi veprime të kundërligjshme, por çështja ndaj tyre u pushua për shkak të amnistisë.

Megjithëse drejtësia arriti të identifikonte përgjegjësi penale, askush nuk i tregoi familjes vendin ku ishte fshehur trupi. Londra riaktivizon operacionin për kapjen e Ilir Kumbaros; misteri i zhdukjes së shefit të spiunazhit shqiptar

24 Nëntor, 07:24 Ilir Kumbaro mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të kësaj dosjeje. Ish-zyrtari i SHIK-ut u largua drejt Britanisë së Madhe, ku kërkoi azil duke përdorur identitet të rremë dhe duke u paraqitur si refugjat nga Kosova.

Ai arriti të siguronte dokumente britanike, por autoritetet zbuluan identitetin e tij të vërtetë dhe Shqipëria kërkoi ekstradimin. Në dhjetor 2011, ndërsa ndodhej në liri me kusht gjatë procedurave të ekstradimit, Kumbaro u zhduk.

Në maj 2026, gazeta britanike The Telegraph e riktheu rastin e tij në një investigim mbi persona të kërkuar për krime të rënda që kishin siguruar dokumente britanike me identitete të rreme. Sipas raportimit, Kumbaro vazhdonte të ishte i pagjetur.

Për familjen Hoxha, gjetja dhe marrja në pyetje e Kumbaros mbetet me rëndësi, pasi ai mund të zotërojë informacione mbi vendin ku përfi trupi i Remziut. /Pamfletiremzi hoxha berisha Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Arlind Qori ironizon kryeministrin: Shqipëria nuk ka trena, po kërcënon protestuesit 21 Tetor 2026, 17:1017:10Aktualitet “Do të ulesha e para në ato karrige”, Rudina Hajdari thirrje studentëve: Pranoni ftesën për dialog me Ramën! 21 Tetor 2026, 16:5516:55Aktualitet Rama i kthen reston Erdoganit, aktivistja Julide Yazici do të ekstradohet në Turqi 21 Tetor 2026, 16:4316:43Aktualitet U arrestuan gjatë përplasjeve të ashpra me policinë, gjykata liron 38 protestuesit 21 Tetor 2026, 16:3416:34Aktualitet Nëntë ditë protesta, situatë e qetë në bulevard; Rama në sulm për të shuar zërin qytetar 21 Tetor 2026, 15:2115:21Aktualitet Protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen sërish drejt Kryeministrisë 21 Tetor 2026, 14:4014:40Aktualitet