Lajme Zone
One Albania lë abonentët pa internet, "blackout" total në kulmin e protestave
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

One Albania lë abonentët pa internet, "blackout" total në kulmin e protestave

Ndërsa faturat dhe detyrimet financiare ndaj kompanisë mbeten të pandryshuara, abonentët denoncojnë se nuk marrin cilësinë e shërbimit për të cilin paguajnë.

Dyqani i One, sulmuar nga protestuesit e irrituar Problemet me internetin e One Albania kanë rikthyer pakënaqësinë e abonentëve, të cilët ankohen se paguajnë tarifa të larta për një shërbim që ndërpritet vazhdimisht. Këtë herë, situata merr një tjetër rëndësi, pasi ndërprerja vjen në ditën e nëntë të protestave kundër qeverisë Rama, kur të rinjtë përdorin rrjetet sociale për komunikim dhe organizim... Tallja e One Albania me abonentët duket se nuk ka fund. Pavarësisht çmimeve të larta që qytetarët paguajnë për paketat e ndryshme të telefonisë dhe internetit, shërbimi që marrin vijon të jetë “copë-copë”, me probleme të vazhdueshme dhe ndërprerje që pengojnë përdorimin normal të internetit.

Ndërsa faturat dhe detyrimet financiare ndaj kompanisë mbeten të pandryshuara, abonentët denoncojnë se nuk marrin cilësinë e shërbimit për të cilin paguajnë.

Problemet e raportuara gjatë ditës së sotme kanë rikthyer pakënaqësinë ndaj One Albania dhe kanë ngritur sërish pikëpyetje mbi korrektësinë e kompanisë në raport me klientët.

Sipas ankesave të qytetarëve, përdorues të rrjetit One Albania po përballen me vështirësi serioze në aksesimin e faqeve të internetit. Në shumë raste, siç pretendojnë abonentët, shfletuesit nuk arrijnë të ngarkojnë as portalet informative, duke e bërë praktikisht të papërdorshëm shërbimin për aktivitetet e zakonshme.

Por këtë herë, ndërprerja e internetit vjen në një moment veçanërisht të ndjeshëm. Shqipëria ndodhet në ditën e nëntë të protestave kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa rrjetet sociale janë kthyer në një nga mjetet kryesore të komunikimit dhe organizimit të të rinjve.

Përmes platformave online, protestuesit shkëmbejnë informacione, shpërndajnë pamje nga terreni, njoftojnë vendndodhjet e grumbullimeve dhe koordinojnë pjesëmarrjen në demonstrata. Në këto kushte, problemet me lidhjen e internetit nuk ndikojnë vetëm te përdorimi i zakonshëm i telefonit, por mund të pengojnë drejtpërdrejt edhe komunikimin mes qytetarëve që marrin pjesë në protesta.

Kjo përkon me një tjetër zhvillim të ditëve të fundit. Gjatë përplasjeve në Tiranë, disa dyqane të One Albania kanë qenë objekt sulmesh nga grupe të rinjsh, duke e vendosur kompaninë në qendër të incidenteve të regjistruara gjatë demonstratave.

Pikërisht kjo rrethanë ngre edhe pyetjen nëse ndërprerjet e sotme janë thjesht pasojë e problemeve të zakonshme teknike apo mund të kenë lidhje me tensionet e krijuara gjatë protestave. Nuk përjashtohen as dyshimet për një formë hakmarrjeje ndaj sulmeve mbi dyqanet e kompanisë, por deri tani nuk ka asnjë provë që mbështet një përfundim të tillë.

Ajo që vlen të theksohet është se kjo nuk është hera e parë që qytetarët përballen me probleme të tilla. Ndërprerjet e internetit kanë ndodhur edhe më parë, në disa raste për orë të tëra, pa paralajmërim dhe pa informacion të mjaftueshëm nga operatori.one protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet 31 vite nga zhdukja e Remzi Hoxhës, familja akuzon Berishën: Fol ku i ka eshtrat, mos e merr të vërtetën në varr 21 Tetor 2026, 17:5117:51Aktualitet Arlind Qori ironizon kryeministrin: Shqipëria nuk ka trena, po kërcënon protestuesit 21 Tetor 2026, 17:1017:10Aktualitet “Do të ulesha e para në ato karrige”, Rudina Hajdari thirrje studentëve: Pranoni ftesën për dialog me Ramën! 21 Tetor 2026, 16:5516:55Aktualitet Rama i kthen reston Erdoganit, aktivistja Julide Yazici do të ekstradohet në Turqi 21 Tetor 2026, 16:4316:43Aktualitet U arrestuan gjatë përplasjeve të ashpra me policinë, gjykata liron 38 protestuesit 21 Tetor 2026, 16:3416:34Aktualitet Nëntë ditë protesta, situatë e qetë në bulevard; Rama në sulm për të shuar zërin qytetar 21 Tetor 2026, 15:2115:21Aktualitet