Lajme Zone
“Rama ka alibi”/ Gazetari: Përmend orën 400 mijë euro, nuk e ka te këndi i dhuratave
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

“Rama ka alibi”/ Gazetari: Përmend orën 400 mijë euro, nuk e ka te këndi i dhuratave

Gazetari Basir Çollaku komentoi reagimin e kryeministrit Edi Rama për çështjen e SHISH-it, qëndrime që i bëri publike përmes një konference të pazakontë mesditën e së dilës nga Aeroporti “Nënë Tereza”. E PLOTË/ Fjala e Ramës drejtuar shqiptarëve, nga skandali i SHISH-it te korrupsioni dhe drejtësia 27 Shtator, 16:07 I ftuar në ‘Syri Tv”, Çollaku u shpreh se Rama ndau pikërisht ato qëndrime, pasi k

Gazetari Basir Çollaku komentoi reagimin e kryeministrit Edi Rama për çështjen e SHISH-it, qëndrime që i bëri publike përmes një konference të pazakontë mesditën e së dilës nga Aeroporti “Nënë Tereza”. E PLOTË/ Fjala e Ramës drejtuar shqiptarëve, nga skandali i SHISH-it te korrupsioni dhe drejtësia 27 Shtator, 16:07 I ftuar në ‘Syri Tv”, Çollaku u shpreh se Rama ndau pikërisht ato qëndrime, pasi ka informacion lidhur me atë se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.

Sipas gazetarit, një element që krijon pikëpyetje lidhet me faktin që Rama përmendi një orë 400 mijë euroshe, që sipas Çollakut, duket se nuk do të jetë te këndi i dhuratave në Kryeministri. “Kjo është alibia e Ramës për ngjarjet që kanë ndodhur dhe të cilat do shfaqen duke filluar nga kjo javë dhe në ditët në vazhdim, Rama ka informacion se çfarë do të ndodhë. Dhe bëri përshtypje diçka shumë interesante kur ai filloi të rreshtojë disa nga përmendjet e deritanishme dhe hamendësoi të tjerat. Duke thënë diçka, përmendi fiks orën 400 mijë euroshe. Si e di çmimin ai në kokë? Siç e ka dosja ia ka thënë. Dhe do t'i sugjeroj kryeministrit të mos jetë fort i shkujdesur, sepse partnerët janë shumë të kujdesshëm me detaje se kush e ka atë kokrrën e sahatit. Të shohë njëherë videot se mos e ka vënë ndonjëherë në dorë vetë. Pa diskutim, e dinë atë, s'e ka... jo vetëm Rama, po edhe ne na e ka bërë të ditur. Por tani këtë orën ai e ka provuar dhe vetë ndonjëherë këtë orën 400 mijë euroshin? Nuk e ka te këndi i dhuratave që flet ai. Atë për të cilën flet dosja, nuk e ka fare”,-tha Çollaku. Rama përmendi dje në adresimin para shqiptarëve çështjen e orëve të shtrenjta që ai zotëron, sipas disa pretendimeve të ngritura në Kuvend nga deputetë të opozitës. "Atyre pisanjosëve me kostum parlamentar apo me sqep sorrash e korbash në vend të buzëve, të cilët ndër plot jashtëderdhjet e tyre në mexhelisin e Shqipërisë, kanë nxjerrë edhe një orë super të shtrenjtë, që unë e paskesha marrë dhuratë nga krimi i organizuar, u them se në atë muze ka thuajse një duzinë orash të shtrenjta e super të shtrenjta, të cilat më janë dhuruar mua, personalisht, jo nga kriminelë po nga miq të fuqishëm a vizitorë shumë të nderuar",-tha Rama./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.