Kryeministri Edi Rama është shprehur sot lidhur me situatën e drejtimit të Bashkisë Tiranë.
Në një intervistë, Rama përsëriti qëndrimin e tij se bashkia e kryeqytetit “nuk ka kokë”.
Sipas tij, në Tiranë paraqiten një sërë problematikash, disa prej të cilave duket se po trajtohen së fundmi nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka shprehur edhe ambicien për të garuar në zgjedhjet vendore 2027.
Po ashtu, kryeministri dhe njëherazi kryesocialisti, u ndal edhe të gjendja e drejtimit të bashkisë më të madhe të vendit në raport me institucionet, ndërsa qytetarëve nuk u shërbehet siç duhet. “Tirana është një shembull absurd. Ka 2 raste të ngjashme, njëri rast në Hungari dhe njëri në Turqi. Strasburgu i ka rrëzuar të dyja rastet si shkelje të të drejtave të njeriut. Që kryetari i zgjedhur i kryeqytetit të rrijë i mbyllur në paraburgim dhe t’i të mos kesh asnjë mundësi të bësh zëvendësim, sepse Kushtetuesja tha ‘është në detyrë’, ky është një absurd. Kryeqyteti po e vuan mungesën e drejtimit. Unë e shoh në raportet me bashkinë sesa e pamundur është. Deputetët e Tiranës janë të frustruar në kulm. Unë s’jam dakord me Braçen sepse je në shumicë qeverisëse, por nga ana tjetër është se ato probleme që ngre janë probleme që lidhen me bashkinë. Bashkia nuk ka kokë. Është një eksperiment social politik e ekonomik ky që një kryeqytet të drejtohet pa kokë”, tha Rama./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

