Rama-protestuesit Kryeministri Edi Rama komenton protestat dhe thirrjet për dorëheqjen e tij, ndërsa thotë se rritja e pritshmërive dhe padurimit të qytetarëve e ka bërë qeverisjen më sfiduese. Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën dhe reagimet ndaj qeverisë, përfshirë kërkesat për dorëheqjen e tij, duke e lidhur pakënaqësinë e qytetarëve me rritjen e pritshmërive në shoqërinë shqiptare.
Sipas tij, vendi ka kaluar nga një periudhë kur votat mund të siguroheshin përmes premtimeve apo ndërhyrjeve minimale në komunitete, në një realitet ku qytetarët kërkojnë gjithnjë e më shumë nga qeverisja.
Duke iu referuar ndryshimeve që, sipas tij, kanë ndodhur ndër vite, Rama solli në vëmendje mënyrën se si qytetarët reagonin dikur ndaj investimeve të vogla në zonat ku jetonin.
“Ka qenë një kohë në Shqipëri ku fitoheshin vota me çakull, pra çoheshin kamionë me çakull, hidhej çakulli në një lagje të mbaruar ose në një fshat dhe njerëzit të jepnin votën. E konsideronin një dhuratë, për të cilën duhet të ishin mirënjohës. Ajo ishte një kohë që ka ikur prej kohësh”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, zhvillimet në vend kanë sjellë njëkohësisht edhe ndryshimin e pritshmërive të qytetarëve ndaj qeverisë dhe institucioneve.
“Sot, pikërisht se gjërat kanë ndryshuar dhe sepse të gjithëve iu është bërë e mundshme çdo gjë, teoria e dikurshme ‘ka dhe më keq, shyqyr mirë jemi’ i ka lënë vendin teorisë ‘ka dhe më mirë, pikë, mbaroj’”, u shpreh kryeministri.
Rama e konsideroi këtë ndryshim si një zhvillim pozitiv, ndërsa pranoi se pritshmëritë më të larta e bëjnë njëkohësisht më sfiduese qeverisjen.
“Hyjmë në një stinë të pritshmërive të rritura. Tocqueville e quan ‘revolucioni i pritshmërive të larta’”, tha ai, duke sjellë si shembull përmirësimin e furnizimit me ujë.
Kryeministri u ndal gjithashtu te protestat dhe roli i rrjeteve sociale, duke pretenduar se një pjesë e tensionit të krijuar është nxitur dhe përforcuar përmes teknologjisë.
“Ndodhi ajo që i thonë ‘stuhia perfekte’, sepse u bashkuan shumë komponentë në një pikë dhe kjo i dha dhe një lloj madhështie. Ishte madhështore, patjetër”, deklaroi Rama.
Më tej, ai ngriti pretendimin për ndërhyrje në hapësirën digjitale përmes algoritmeve dhe llogarive të krijuara me ndihmën e teknologjisë.
“Por tjetër është ta shohësh se si ndodh, se si mijëra ushtarë të prodhuar nga laboratorët e teknologjisë, me fytyra dhe me emra shqiptarë, sulmojnë hapësirën dixhitale të vendit dhe krijojnë gjithë atë tension të madh, ose më saktë, e rrisin”, tha Rama.
Në reagimin e tij, kryeministri e ka cilësuar gjithashtu protestën si të nxitur nga një “turmë dështakësh zemërakësh”. Ai e lidhi klimën e krijuar me atë që e konsideron një përplasje mes pritshmërive të rritura të qytetarëve dhe zhvillimeve politike në vend.
Kryeministri Rama po përballet prej më shumë se 100 ditësh me protestën qytetare, e nisur në 31 maj, dhe që kërkon largimin e tij nga zyra qeveritare. Ditën e shtunë është paralajmëruar një protestë mbarëkombëtare, me pjesëmarrjen edhe të Diasporës.
Kërkesa kryesore e protestuesve është “Rama jepe dorëheqjen”, por Kryeministri ka zgjedhur që të bullizojë herë ata që shfaqen si drejtues të protestës dhe herë persona me ndikim në rrjetet sociale, për të cilët Rama i akuzon se kanë manipuluar algoritmin. Rama ka folur për skenarë nga vende jo mike të Shqipërisë, duke akuzuar kryesisht Iranin, se po ndikon në protestat në Tiranë, ndërsa në jo pak raste e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të tërhiqet. rama protesta turmë dështakësh! 4 Komente R Rama hajduti i quan dështakë 11 Shtator 2026, 19:39 “Nuk ka kërcënim më të rrezikshëm për qytetërimin sesa një qeveri e përbërë nga njerëz të paaftë, të korruptuar ose të poshtër.” (Ludwig von Mises) Përgjigjjuni G Geo 11 Shtator 2026, 19:48 Rama vertet ka rkijuar bindjen se jo veç ky "grup", por tere populli eshte deshtak. Se po te mos ishte populli deshtak, nuk do ta duronte kete Rame bandit mafiozin qe bene me Shqiperine sikur me qene nje kafshe eksperimentale laboratorike. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “I di hallet e shqiptarëve më mirë se kushdo”, habit Rama: Kam bërë 1,6 milion kilometra për Shqipërinë! 11 Shtator 2026, 18:4018:40Politike “Më kanë dhunuar dy herë”, Rama flet për bullizimin në fëmijëri 11 Shtator 2026, 18:4018:40Politike “Katër kompani dhe miliona euro jashtë kontrollit”, Tabaku: KAYO, ‘dhoma e errët’ e Ramës 11 Shtator 2026, 17:1117:11Politike Rama nuk tërhiqet nga përplasja me drejtësinë, sulmon Administrativen që zhbllokoi pagat 11 Shtator 2026, 16:2116:21Politike SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Boçi: Pse prokurorët specialë nuk hetojnë punët e pista të Ramës 11 Shtator 2026, 15:5315:53Politike Nga Shqipëria në Spanjë: Vera e protestave kundër mënyrës sesi po zhvillohet turizmi 11 Shtator 2026, 15:4015:40Politike

