Metropoliti i Korçës / Kleriku i Korçës hapi me bekim vitin shkollor në 'Platoni' dhe 'Omiros', shkolla të financuara nga shteti grek; pjesë e një rrjeti shkollash turke, greke, franceze e italiane që skalitin influencë politike dhe përgatisin vasalët e ardhshëm. Elita politike e intelektuale shqiptare, larg ideologjisë së Rilindjes, mbetet e influencuar nga narracione të huaja... Mitropoliti i Korçës, Anastasi, ka bekuar me një gjest publik nisjen e vitit shkollor në dy institucione arsimore të kontrolluara nga Greqia në Korçë.
Bëhet fjalë për shkollat private "Platoni" dhe "Omiros" që financohen nga shteti grek në qytetin e Korçës. Prej 37 vitesh tashmë, në Shqipëri ka shkolla të influencave të ndryshme, të vendeve të ndryshme. Ku bashkë me dijet për lëndët dhe kulturën e vendit, skalitet influenca e rëndësishme politike, si dhe përgatiten aleatët e ardhshëm politikë; vasalët par excellence të një elite të kondicionalizuar totalisht.
Shkolla turke, greke, franceze, italiane e gjermane lulëzojnë në Shqipërinë e vogël, ku studiojnë fëmijët e të kamurve, apo edhe më të varfërve, me shpresën që studimet e larta do t'i kryejnë në vendin e origjinës së shkollës. Ku në radhë të parë mësohet gjuha përkatëse. Thelbi më i rëndësishëm i ndikimit dhe influencës së personalitetit.
Anastasi i Korçës është një klerik që vjen prej një militimi e shkollimi të kujdesshëm nën mbështetjen e të ndjerit Anastas Janullatos. I cili i dha "birit" të tij politik emrin e vet, si për të treguar se ka një pasardhës që do të vijojë të drejtojë kishën ortodokse shqiptare sipas mënyrës së tij.
Dhe Enkelejd Mamaj e ka bërë në mënyrën më literale të mundshme, duke bekuar nën rason e një kleriku të Shqipërisë dy shkolla greke në Korçë.
Një qytet shumë i rëndësishëm për Greqinë historikisht, të cilin edhe e ka pushtuar dikur, por nuk arriti dot që të bëjë një nga qytetet më të civilizuara e patriote të Shqipërisë, një zonë filohelene.
Investimi, megjithatë, nuk ndalon dhe vijon me ngulm nga vende që në kokën e tyre kanë ideologjinë perandorake për ndikimin në Shqipëri. Ku si Turqia apo Greqia mbruajnë në magjet e tyre politike brumin e ushtarëve të tyre në Shqipëri, për t'i përdorur më pas në çdo betejë që zhvillohet në këtë hapësirë.
Ku në çdo panel televiziv ka më shumë "analistë", "ekspertë", "teologë" që mbrojnë pozicionet e vendeve të tyre që i shkollojnë.
Dhe nuk është aspak çudi që elita jonë politike dhe intelektuale ka shumë pak nga brumi i ideologjisë së Rilindjes. Por ka gjithnjë e më shumë "ekspertë" që sulmojnë bazat e ideologjisë kombëtare, rrëzojnë patriotët, shajnë emrat e mëdhenj, duke shpikur narracione që vijnë nga kuzhinat turke, iraniane, greke apo edhe europiane, qofshin.
Për të mbajtur sa më larg fëmijët dhe rininë shqiptare nga emrat dhe vepra e baluardëve të këtij kombi, të vogël, por që synimi i shumë vendeve më të mëdha është për ta shkatërruar, përçarë e dizintegruar. Duke bekuar me fjalë e shprehje sakrale nxënësit e shkollave të huaja, me synimin për të pasur pas disa vitesh ushtarët e armatave të tyre në televizione, portale, institucione e kulturën e këtij vendi./Pamfleti gjesti politik metropoliti i korçës anastasi 3 Komente A ATDHETARI 11 Shtator 2026, 15:01 NUK ESHTE SAKTESISHT ASHTU I DASHUR…PAMFLET..ATDHEU..NUK ESHTE NJERK ..QE NDOKUSH BIRESON NJE FEMI..POR ESHTE ATDHEU QE MBAN E RIT BIJT E VET..DHE CDO I HUAJ QE INVESTON NE GJUH TE VET…SBEN GJE TJETER,VECSE SE I SHTON LUMIT SHQIPTAR DHE NJE DEG APO ME SAKT NJE BURM…KU QYL SHQIPTARET MESOJNE GREQISHT ITALISHT APO FRENGJISH…..SHEMBULL KONKRET…SA MIJRA SHQIPTAR U LINDEN NE GREQISH DHE KJO NUK I PENGOI TE NGELEN SHQIPTAR E KALUAR SHQIPTARIT…PAMLET..LERI SHERBETORET EVHUAJ TE PUNOJNE PER NE…DHE MOS HARO SE QENGJI EDHE NE KOPE E GJEN NENEN E VET Përgjigjjuni O Ortho 11 Shtator 2026, 15:45 Me bekim e nisi jo me allkim o kelysh i otomano- komunisteve!
Larg duart nga Orthodoksia, patronazhist i lucuferit Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Kryeministër, vendose Besën përballë Pasqyrës dhe jep llogari për Yeffet & Co 10 Shtator 2026, 19:4619:46Dosja e zezë Pse “Shteti Bektashi” po e nxjerr Erdoganin nga binarët? 10 Shtator 2026, 14:4014:40Dosja e zezë Roni na i paska marrë të gjitha: 37 kontrata dhe afro 400 milionë lekë nga bashkitë 9 Shtator 2026, 13:5013:50Dosja e zezë “Sani” i JET Bank ka kapur Edi Ramën?/ Sanilevich, Ron Yeffet dhe fijet që Ahmetaj thotë se çojnë te buxheti i shtetit 8 Shtator 2026, 13:1013:10Dosja e zezë Edi Rama nxjerr bakrin në Pazar dhe fsheh koncesionin kinezo-turk deri në vitin 2046 8 Shtator 2026, 10:1310:13Dosja e zezë Flamingot zbarkojnë në PS, nis lufta kundër Ramës 7 Shtator 2026, 10:3310:33Dosja e zezë

