Lajme Zone
BotëBalkanWeb

Qytetarët të pakënaqur nga vendimi i Gjykatës Speciale, forca të shtuara të Policisë në Hagë


Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, një grup qytetarësh është mbledhur në Hagë, duke shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës që dënoi me 81 vite burg në total Thaçin, Selimin, Veselin dhe Rexhepin.

Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, një grup qytetarësh është mbledhur në Hagë, duke shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës që dënoi me 81 vite burg në total Thaçin, Selimin, Veselin dhe Rexhepin. Të pranishmit kanë lëvizur në drejtim të selisë së Gjykatës Speciale, ndërsa në zonën përreth janë vërejtur forca të shtuara të Policisë holandeze. Sipas raportimeve nga vendngjarja, disa prej protestuesve janë ngjitur edhe mbi autobusë, ndërsa turma ka shprehur revoltën pas vendimit të gjykatës. Një pjesë e qytetarëve kanë tentuar të afrohen drejt objektit ku zhvillohet veprimtaria e Dhomave të Specializuara. Në të njëjtën kohë, organizatorët u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve që të ruajnë qetësinë dhe të mos përfshihen në incidente. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: debimi Hage proteste