Lajme Zone
Vendimi i Speciales në Hagë/ Qytetarët kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK: Jo në emrin tim!
PolitikëBalkanWeb

Vendimi i Speciales në Hagë/ Qytetarët kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK: Jo në emrin tim!

Pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënim ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, qytetarë të shumtë kanë kundërshtuar aktgjykimin me thirrje të ndryshme.

Pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënim ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, qytetarë të shumtë kanë kundërshtuar aktgjykimin me thirrje të ndryshme. “Jo në emrin tim” është një nga thirrjet e përsëritura nga qytetarë sikurse në rrjete sociale ashtu edhe në vende të ndryshme të Kosovës ku u mblodhën për të pritur aktgjykimin e Speciales. Reagimet janë shoqëruar me fotografi të Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, të cilët sot u dënuan nga Specialja për krime lufte. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb