Lajme Zone
Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite total, lot dhe trishtim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë
PolitikëTop Channel

Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite total, lot dhe trishtim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të ndjekur drejtpërdrejt shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të ndjekur drejtpërdrejt shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë. Pas shpalljes së dënimeve, në shesh janë parë qytetarë të përlotur dhe të trishtuar, ndërsa tek të pranishmit është krijuar një atmosferë e rënduar.

Trupi gjykues shpalli fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke i dënuar me gjithsej 81 vjet burgim.

Thaçi u dënua me 25 vjet, Krasniqi me 25 vjet, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim. Koha e kaluar në paraburgim do t’u llogaritet në vuajtjen e dënimit, sipas vendimit të gjykatës.

Vendimi u ndoq në ekranin e vendosur në sheshin “Skënderbeu”, ku pas shpalljes së dënimeve u vu re një atmosferë e rënduar dhe emocionale mes qytetarëve të pranishëm. Top Channel