Lajme Zone
Haga dha 25 vite burg/ Vajza e Jakup Krasniqit pas dënimit: Krenaria mbetet, e vërteta mbetet
PolitikëABC News Albania

Haga dha 25 vite burg/ Vajza e Jakup Krasniqit pas dënimit: Krenaria mbetet, e vërteta mbetet

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, me të cilin babai i saj është dënuar me 25 vjet burgim.

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, me të cilin babai i saj është dënuar me 25 vjet burgim.

Në një postim, Gresë Krasniqi e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe ka shprehur bindjen e saj në pafajësinë e babait dhe të bashkëakuzuarve të tij, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, sot, në qytetin e drejtësisë, ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulli”, ka shkruar ajo. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ajo ka kritikuar ashpër vendimin e gjykatës, duke pretenduar se ai është politik dhe se, sipas saj, dëmton imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi ka thënë se katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë “i kthyen armët kundër armikut” me qëllim të mbrojtjes së familjeve dhe popullsisë.

“Unë jetoj dhe do të vdes me bindjen time të plotë në pafajësinë dhe çiltërsinë e babait tim, Hashimit, Kadriut dhe Rexhës.

Krenaria mbetet. E vërteta mbetet. Ne do ta vazhdojmë luftën për liri dhe drejtësi”, ka përfunduar ajo. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitetRajoni Hashim Thaçikadri veseliRexhep Selimi