Vendimi është i shkallës së parë për ish krerët e UÇK-së dhe çështja mund të vijojë përmes procedurave të apelit. Hashim Thaçi Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë. Thaçi, 58 vjeç, u dënua me 25 vjet burg për krime, përfshirë vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm, të kryera kur ai ishte komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë prillit 1998 dhe 20 qershorit 1999, kur Kosova po luftonte për t’u shkëputur nga Serbia
Në vendimin e dhënë Gjykata tha se Thaçi u shpall fajtor për vrasjen e 96 kundërshtarëve politikë dhe personave të konsideruar bashkëpunëtorë të forcave serbe të sigurisë, të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë konfliktit.
Për akuza të ngjashme, u dënua me 25 vite burg edhe Rexhep Selimi. Kadri Veseli u dënua me 13 viter burg ndërsa Rexhep Selimi u dënua me 13 vite burg.
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u arrestuan dhe u dërguan për në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë më 4 dhe 5 nëntor 2020.Që atëherë, ata qëndran në paraburgim dhe para një procesi të stërzgjatur gjykimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që pretendohet të jenë kryer gjatë periudhës së luftës, periudhë për të cilën ata thanë se ndjehen më së shumti krenar.
Aktakuza i bënte përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për një sërë krimesh që pretendohej se ishin kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzonte ata se kishin qenë ose duhej të kishin qenë në dijeni të këtyre krimeve të pretenduara. 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, nisin protestat në Prishtinë pas vendimit të Hagës
16 Shtator, 12:03 Hashim Thaçi u dënua me 25 vite burg, ja çfarë shkruajnë mediat serbe për vendimin e Hagës
16 Shtator, 12:04 dënohet me 25 vite burg hashim thaçi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Gjykata e Hagës jep vendimin, Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg 16 Shtator 2026, 11:3811:38Kosova Vendimi i Hagës: Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg 16 Shtator 2026, 11:3411:34Kosova Gjykata e Hagës: Kadri Veseli mori pjesë e inkurajoi kryerjen e krimeve 16 Shtator 2026, 11:3111:31Kosova Aktgjykimi në Hagë/ Gjykata: Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi vepruan së bashku për një qëllim të përbashkët kriminal 16 Shtator 2026, 11:2811:28Kosova Aktgjykimi në Hagë, gjykatësi Smith: Selimi inkurajoi dhe mori pjesë në kryerjen e krimeve, nuk ndërhyri për t’i parandaluar 16 Shtator 2026, 11:2811:28Kosova Haga trondit ish-krerët e UÇK-së, Smith: Thaçi inkurajoi kryerjen e krimeve, drejtoi arrestimin e 13 parlamentarëve 16 Shtator 2026, 11:2311:23Kosova

