Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Minxhozi: Vendim i padrejtë dhe i motivuar politikisht


Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, në një reagim në News24 komentoi dënimin me 81 vite burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, në një reagim në News24 komentoi dënimin me 81 vite burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Minxhozi theksoi se vendimi është i padrejtë dhe i motivuar politikisht. Skënder Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Kosovë: Është një dënim i padrejtë. Është një vendim i motivuar politikisht. Nuk qëndrojnë në themel ato që janë thënë në Gjykatën e Hagës. Është një justifikim sesa për realitetin. Vendimi është jorealist. Gjykata kishte thënë se do të kishte dënime për trafik organesh, por se nuk pamë akuza të tilla. Gjykata më shumë justifikoi vetveten gjatë ditës së sotme. Nuk mund të baltoset një luftë me disa incidente, është e pajustifikueshme. Është një lëndim, që ka prekur gjithë hapësirën shqiptare. Mendoj se Apeli do të japë një situatë më të pranueshme. Ata që janë dënuar sot, janë njerëz që kanë pasur një atdhedashuri për Shqipërinë, për Kosovën. Ata nuk iu fshehën drejtësisë. Është një dhimbje e madhe për të gjithë shqiptarët. Me atë që ka ndodhur, dialogu është shumë larg. Përpjekjet e Beogradit për të përbaltur luftën në Kosovë janë tepër të forta. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: News24 qemal krasniqi