Lajme Zone
Prokuroria kishte kërkuar 45 vite burg për secilin, Haga shpalli fajtor katër ish-krerët e UÇK-së, detaje nga seanca
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Prokuroria kishte kërkuar 45 vite burg për secilin, Haga shpalli fajtor katër ish-krerët e UÇK-së, detaje nga seanca

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur vendimin në lidhje me katër ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur vendimin në lidhje me katër ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ndërkohë Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli Selimin fajtor për krime lufte, përfshirë trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Dhe Jakup Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim. Krasniqi shpallet fajtor për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 45 vite burg për secalin prej 4 ish krerëve të UÇK, ndërkohë që pas vendimit të gjykatës, dënimi I të katër prerëve shkoi në 81 vite burg të mbledhura së bashku. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb