Një nga protestuesit deklaroi përpara Kryeministrisë se qeveria aktuale është e zhytur në krim, në korrupsion dhe ka arrogancë. Ai tha se kjo klasë politike na ka vjedhur të ardhmen. Protestuesi shtoi se nuk askush nuk tërhiqet, derisa Rama të largohet. Protestuesi: Ne kemi armik të përbashkët. Ne kemi armik këtë klasë të inkriminuar në 36 vjet. Kjo qeveri është arrogante dhe e zhytur në krim dhe korrupsion. Nuk tërhiqemi derisa Rama të largohet. Rama duhet të shkojë në burg, në burg duhet të shkojë dhe Balluku. Kjo klasë politike na ka marrë peng të ardhmen. Protesta mbështetet nga shumica e qytetarëve të Tiranës. Falë qëndresës sonë, anija e Ramës ka nisur të fusi ujë. Në Ballkan, kryeministrat nuk e japin dorëheqjen, sepse kanë mafien pas vetes, kanë oligarkët pas vetes, kanë investuar që të na mbajnë në varfëri që mos organizohemi dhe mos protestojmë. Por ne për 104 ditë kemi përmbysur të gjitha këto. Rama duhet të japë dorëheqjen, ne nuk tërhiqemi. Më pas, komentoi edhe skandalin e Ron Yeffet, duke thënë se Edi Rama po shet tokat e Shqipërisë pa garë.
Ai tregoi se në një moment biznesmeni izraelit thotë se “qeveria na ka ngarkuar për të kryer punë të këqija”. Bëri thirrje për rrëzimin e Ramës nga pushteti.
“Ron Yeffet është skandali i vërtetë. Ky skandal e ktheu protestën në energjik. Arben Ahmetaj ka bërë kallëzime, duke thënë se Rama negocion për të shitur tokat e Shqipërisë pa tender dhe pa garë. Shqipëria nuk është në shitje. Në intervistën e tij, Ahmet j ka bërë me dije një bisedë mes Yeffet dhe tre personave të tjerë. Skema është e thjeshtë, për të shmangur kontrollet nga KLSH, qeveria fut njerëz të vetët. Ky nuk është antisemitizëm. Po shitet arma të prodhuara në Afrikë për t’u shitur në zonat e konfliktit dhe së dyti përlarja e fushave të Delvinës, fushave të gazit atje. Ron Yffet i thotë bashkëbiseduesve që kompania do jetë amerikane, që t’ja mbyllim gojën ambasadën amerikane. Rama shmang garën në tendera. Ron Yeffet iu thotë bashkëbiseduesve që ne jemi ngarkuar nga qeveria për të kryer punët e këqija. A e kuptoni sa larg ka shkuar kjo qeveri?. Rama të ikë si tradhtar”, deklaroi protestuesi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 104 protesta
