Lajme Zone
Punimet në mbikalimin e Kasharit/ Nga sot deri në 3 shtator bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës! Kufizimet nga ora 23:00-05:00
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Punimet në mbikalimin e Kasharit/ Nga sot deri në 3 shtator bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës! Kufizimet nga ora 23:00-05:00

Qarkullimi në drejtim të Durrësit dhe Tiranës do të devijohet përkohësisht në rrugët dytësore. Mjetet e rënda, veçanërisht kamionët, do të devijohen që në nyjën e hyrjes së kryeqytetit.

Autostrada Tiranë-Durrës do të bllokohet përkohësisht në të dyja drejtimet për tre ditë radhazi. Përmes një njoftimi mbrëmë Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) tha se kufizimet do të jenë në fuqi gjatë orëve të natës, nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Ndërhyrja lidhet me vijimin e punimeve për projektin e zgjerimit të Superstradës Tiranë-Durrës, Faza III. Gjatë kësaj kohe do të kryhet montimi i trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit. LEXO edhe...Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njoftim për qytetarët: Bllokim i përkohshëm i aksit Tiranë-Durrës dhe anasjelltas për 3 netë Qarkullimi në drejtim të Durrësit dhe Tiranës do të devijohet përkohësisht në rrugët dytësore. Mjetet e rënda, veçanërisht kamionët, do të devijohen që në nyjën e hyrjes së kryeqytetit. Ndërkohë, automjetet që udhëtojnë drejt Rinasit, Shkodrës dhe Kosovës do të orientohen përmes mbikalimit Kashar-Thumanë. Xh.K/ReportTv.al ARRSH autostrada tirane-durres Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.4% Drejtësia 66% Nuk e di 3.6% Vota total: 2397 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?