Lajme Zone
Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Vdekja e 36-vjeçares shtatzënë, nën hetim 3 mjekët në Pogradec që e ekzaminuan

Tre mjekë në maternitetin e Pogradecit janë nën hetim për vdekjen e 36-vjeçares shtatzënë që ndërroi jetë gjatë transportit për në Tiranë. Nën hetim janë dy kirurgë dhe një reanimator. LEXO edhe...Hodhën nga makina qesen me kanabis, arrestohen dy të rinj në Devoll (EMRAT) Sipas policisë, gruaja, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, është ekzaminuar prej tre mjekëve dhe rrugës për në Tir

Tre mjekë në maternitetin e Pogradecit janë nën hetim për vdekjen e 36-vjeçares shtatzënë që ndërroi jetë gjatë transportit për në Tiranë. Nën hetim janë dy kirurgë dhe një reanimator. LEXO edhe...Hodhën nga makina qesen me kanabis, arrestohen dy të rinj në Devoll (EMRAT) Sipas policisë, gruaja, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, është ekzaminuar prej tre mjekëve dhe rrugës për në Tiranë, gjendja shëndetësore e saj është përkeqësuar. Ajo u dërgua menjëherë në maternitetin e Elbasanit ku humbi edhe jetën. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. D., 35 vjeçe, banues në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të dy banues në Pogradec, me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit. Mbrëmjen e datës 30.08.2026, është paraqitur në maternitetin e Pogradecit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtetasja M. K., 36 vjeçe, 7 muajshe shtatzënë. Pas ekzaminimit nga këta tre mjekë, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë, për ndihmë mjekësore të specializuar në një maternitet në Tiranë, por duke qenë se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë rrugës, ajo është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku u konstatua se kishte humbur jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/ReportTv.al Marjana Karolina Bunaj Korce pogradec Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.6% Drejtësia 65.8% Nuk e di 3.5% Vota total: 2452 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?