Lajme Zone
Aktivitetet kulturore/ Ekspozita me fotografi ‘Për qytetin dhe tregime të tjera’ në Tiranë! ‘Festa e pishës kurorë’ në Fier
KulturëReport TV

Aktivitetet kulturore/ Ekspozita me fotografi ‘Për qytetin dhe tregime të tjera’ në Tiranë! ‘Festa e pishës kurorë’ në Fier

Nga mbrëmja e sotme deri më 5 shtator, Himara mirëpret “ValArt Mediterranean Fest”, një festival ndërdisiplinor që sjell muzikë, film dhe art bashkëkohor në Pedonalen e Spillesë.

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1.FIER/ “FESTA E PISHËS KURORË”, MBRËMJE ME MUZIKË E TRADITË LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ ‘Valart fest’ në Himarë, pesë net me muzikë, film dhe art! ‘Gjon Mili: Retrospektivë’ në Shkodër Në Shënpjetër në Fier, nesër, më 2 shtator, në orën 19:00 do të zhvillohet “Festa e Pishës Kurorë”. Aktiviteti i kushtohet traditës, muzikës dhe kujtimit të myzeqarit Llazi Spiro, duke sjellë një mbrëmje festive për komunitetin dhe vizitorët. 2. EKSPOZITA ME FILMA TË SHKURTËR TË ANIMUAR NGA FËMIJËT “Na ishte në ekran” (Once Upon a Time on Screen) është ekspozita që do të çelet nesër në orën 18:00 në galerinë “Zeta” në Tiranë. Në të paraqiten një seri filmash të shkurtër të animuar të krijuar nga fëmijë të moshës 9–12 vjeç. Punimet janë rezultat i një ëorkshop-i të udhëhequr nga mentorja Redina Qose dhe asistentja Erisaida Veizaj. 3.“VALART FEST” NË HIMARË, PESË NET ME MUZIKË, FILM DHE ART Nga mbrëmja e sotme në orën 19:30 deri më 5 shtator, Himara mirëpret “ValArt Mediterranean Fest”, një festival ndërdisiplinor që sjell muzikë, film dhe art bashkëkohor në Pedonalen e Spillesë. 4. EKSPOZITA ME FOTOGRAFI “PËR QYTETIN DHE TREGIME TË TJERA” “Për qytetin dhe tregime të tjera” është ekspozita kolektive që vijon të qëndrojë e çelur në hapësirën “1e60” në Tiranë. Përmes fotografisë 35mm, procesit të zhvillimit të filmit bardhezi, printimit në dhomën e errët dhe diskutimeve në grup, pjesëmarrësit kanë eksploruar mënyrat e vëzhgimit dhe dokumentimit të jetës së përditshme. Në të prezantohen punët e krijuara nga pjesëmarrësit e një ëorkshop-i katërjavor të fotografisë analoge. Punimet trajtojnë tema si identiteti, vendi, kujtesa dhe komuniteti. Në projekt kanë marrë pjesë Abel Meta, Alkid Shuli, Ana Këlliçi, Ema Allaraj, Felisia Mane, Klea Mimani dhe Sibora Agasi. 5. “OKTOBERFEST BEER”, ATMOSFERË FESTIVE DHE MUZIKË NË KAVAJË Tradita bavareze vjen për herë të parë në “Oktoberfest”, që do të mbahet nesër, më 2 shtator, nga ora 17:00 deri në 22:00, në Shëtitoren e Re në Kavajë. Mbrëmja do të shoqërohet me muzikë live, ushqim tradicional dhe atmosferë festive, ndërsa pjesë e programit do të jetë edhe një orkestër tradicionale bavareze, “Blasmusik”. Në aktivitet do të performojnë gjithashtu Urban Band dhe Lazar Daka, duke krijuar një ndërthurje mes kulturës bavareze dhe asaj shqiptare. 6. “KOKO FEST”, 10 SHFAQJE NË FESTIVALIN E TEATRIT NË KORÇË Festivali i teatrit “Koko Fest” vijon të mbahet në Korçë. Ai do të vazhdojë deri më 6 shtator. Xh.K/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.6% Drejtësia 65.8% Nuk e di 3.5% Vota total: 2452 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?