Lajme Zone
36-vjeçarja shtatzënë humbi jetën/ Nis procedimi për mjekët e maternitetit të Pogradecit
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

36-vjeçarja shtatzënë humbi jetën/ Nis procedimi për mjekët e maternitetit të Pogradecit

Policia e Pogradecit ka nisur procedim penale për tre mjek...

Policia e Pogradecit ka nisur procedim penale për tre mjekët e maternitetit të Pogradecit.

Procedimi nisi pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një 36-vjeçare shtatzënë, ditë e djeshme.

Ndaj mjekëve rëndon akuza për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”. Njoftimi i policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. D., 35 vjeçe, banues në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të dy banues në Pogradec, me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit. Mbrëmjen e datës 30.08.2026, është paraqitur në martenitetin e Pogradecit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtetasja M. K., 36 vjeçe, 7 muajshe shtatzënë. Pas ekzaminimit nga këta tre mjekë, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë, për ndihmë mjekësore të specializuar në një maternitet në Tiranë, por duke qenë se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë rrugës, ajo është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku u konstatua se kishte humbur jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.