Lajme Zone
Gruaja 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit të Pogradecit
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Gruaja 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit të Pogradecit

Tre mjekë të maternitetit të Pogradecit, Blerta Delija, Saimir Çela dhe Anri Topi, janë vënë nën hetim pas vdekjes së një 36-vjeçareje, 7 muajshe shtatzënë, e cila u paraqit në gjendje të rënduar shëndetësore në maternitetin e Pogradecit dhe humbi jetën gjatë transportit drejt Elbasanit.

Tre mjekë të maternitetit të Pogradecit, Blerta Delija, Saimir Çela dhe Anri Topi, janë vënë nën hetim pas vdekjes së një 36-vjeçareje, 7 muajshe shtatzënë, e cila u paraqit në gjendje të rënduar shëndetësore në maternitetin e Pogradecit dhe humbi jetën gjatë transportit drejt Elbasanit. Gruaja, e identifikuar me inicialet M. K., u paraqit mbrëmjen e 30 gushtit në maternitetin e Pogradecit në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe, pas ekzaminimit nga tre mjekët, u nis me autoambulancë për ndihmë të specializuar në Tiranë. Gjendja e saj u përkeqësua gjatë rrugës, duke bërë që të dërgohej në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku mjekët konstatuan se kishte humbur jetën. Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Korçës, ndërsa ndaj tre mjekëve ka nisur procedimi penal për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. D., 35 vjeçe, banues në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të dy banues në Pogradec, me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit. Mbrëmjen e datës 30.08.2026, është paraqitur në martenitetin e Pogradecit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtetasja M. K., 36 vjeçe, 7 muajshe shtatzënë. Pas ekzaminimit nga këta tre mjekë, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë, për ndihmë mjekësore të specializuar në një maternitet në Tiranë, por duke qenë se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë rrugës, ajo është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku u konstatua se kishte humbur jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Top Channel