Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Protesta, shkollë politike që zgjoi shqiptarët”/ Profesori Lush Susaj: Kriza zgjidhet me dorëheqjen e Ramës. Shtatori do të sjellë pjesëmarrje masive!


Profesori i njohur Lush Susaj, që është bërë pjesë e protestës që nga dita e parë, pohoi se kjo lëvizje ka hyrë në historinë e Shqipërisë.

Profesori i njohur Lush Susaj, që është bërë pjesë e protestës që nga dita e parë, pohoi se kjo lëvizje ka hyrë në historinë e Shqipërisë. I ftuar në rubrikën “Programi i drekës” në News24 iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të dalin në protestë dhe të reagojnë për një të ardhme të mirë për fëmijët e tyre, për të ardhmen e rinisë. Po ashtu ai paralajmëroi se shtatori do të sjellë pjesëmarrje masive në protestat ku prej 85 ditësh ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës. “Jam pjesë e protestës që nga dita e parë. Aty vijnë njerëz që kanë halle të ndryshme. Kjo shoqëri po i humbet vlerat e saj. Të gjithë këtë pasojë e kemi nga heshtja. Nuk e harroj kurrë mesazhet e ambasadës së SHBA-ve që thoshte; reagoni. Heshtja sjell të këqija. Ajo që shoh në terren, në sistemin arsimor, shëndetësor, kudo, më duket gati një situatë e pashpresë, por mendoj se gjithmonë ka një rrugëdalje. Mjafton vullneti. Studentët me shtypjen brutale që iu bë protestës së tyre në 2018-ës, politika shqiptare mendoi se e kishte mbyllur me të rinjtë. Studentët kanë reaguar dhe po reagojnë. Situata e tyre është e vështirë, pasi po përballen me probleme. Gjendja e tyre ekonomike është e vështirë, ata po shantazhohen nga patronazhistë. Kam qenë në krye të protestave studentore. Në Shqipëri është krijuar ajo elita e rrejshme, pseudo-elita, që të jep postin, shtëpinë, dhe statusin. Ndaj i bëj thirrje shqiptarëve; dilni në krah të interesave të studentëve. Ndaj iu bëj thirrje prindërve; dilni dhe mbroni të ardhmen e fëmijëve tuaj. Mos votoni çdo 4 vite kundër fëmijëve tuaj. Kjo ka qenë thirrja ime. Nuk di vend tjetër ku prindi voton kundër interesave të fëmijëve të vetë. E vetmja gjë që e zgjidh krizën është dorëheqja e Ramës dhe e qeverisë së tij. Ai e ka qeverisjen mbi vota të zgjedhura. Tani nuk e ka mendjen te dorëheqja, por s’ka më të drejtë morale për të udhëhequr. Duhet të funksionojë pluralizmi. Nëse mbaron jeta e tij politike, ta ‘mumifikojnë’ Ramën. Kjo protestë është shkollë politike që po krijon qytetarin e përgjegjshëm. Në shtator shoh një pjesëmarrje masive në protesta. Shtatorin e shoh se janë mundësitë, që edhe rinia studentore të përfshihet më shumë, dhe gjithë shqiptarët të përfshihen kundër çorbës së prishur të korrupsionit, në të mirë të arsimit dhe vendit.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Lush Susaj