Lajme Zone
Programi/ Dita e pestë e Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar! Sot dhjetëra filma të gjatë e të shkurtër dhe dokumentarë
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Programi/ Dita e pestë e Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar! Sot dhjetëra filma të gjatë e të shkurtër dhe dokumentarë

Programi i Edicionit të 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar vijon edhe më 7 shtator me një ditë të pasur me filma artistikë, dokumentarë, filma të shkurtër dhe aktivitete të dedikuara industrisë së kinematografisë. Dita nis në orën 10:00, në Universitetin e Arteve, me shfaqjen e filmit “Streha Mes Reve”, me regji të Robert Budinës, ndërsa në “Black Box” publiku mund të ndjekë “Një filx

Programi i Edicionit të 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar vijon edhe më 7 shtator me një ditë të pasur me filma artistikë, dokumentarë, filma të shkurtër dhe aktivitete të dedikuara industrisë së kinematografisë. Dita nis në orën 10:00, në Universitetin e Arteve, me shfaqjen e filmit “Streha Mes Reve”, me regji të Robert Budinës, ndërsa në “Black Box” publiku mund të ndjekë “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, me regji të Gentian Koçit. Në të njëjtën orë, në kinema “Agimi” rikthehet në program “Filma të Shkurtër I”, me gjashtë produksione shqiptare, mes tyre “Gëzuar Vitin e Ri 1982”, “Kllouni”, “ANNA”, “DiscoFuneral”, “Furacaku” dhe “I Huaji”. Programi vijon në mesditë me “Holy Boom”, me regji të Maria Lafit, ndërsa në Black Box shfaqet premiera “Film i Shtetit”, me regji të Roland Sejkos, një vepër e ndërtuar tërësisht mbi materiale arkivore që sjell në vëmendje historinë e regjimit komunist në Shqipëri. Kinema "Agimi" në mesditë pret reprizën e programit “Filma të Shkurtër II”, me pesë produksione shqiptare. LEXO edhe...Festivali Kombëtar i Filmit bashkon brezat e kinemasë shqiptare, nderohen Reshat Arbana e Roza Anagnosti për kontributin ndër vite Pasditja nis në orën 17:00 me “Dita zë fill”, me regji të Gentian Koçit, ndërsa në Black Box shfaqet “Seks, Përralla dhe Celular”, me regji të Erion Bubullimës. Në Kinema Agimi rikthehet “Programi Special II”, me dy filma. Mbrëmja sjell në orën 19:00 “Luna Park”, me regji të Florenc Papasit, dhe “Krom”, me regji të Bujar Alimanit, krahas programit “Filma Dokumentarë IV”. Në orën 19:30, në kuadër të eventeve tematike të festivalit, zhvillohet aktiviteti qendror dedikuar shoqatave të kinematografisë dhe protagonistëve të industrisë së filmit, në “Film Zone”, Tirana Moon. Ndërsa dita mbyllet në orën 21:00 me disa filma që shfaqen paralelisht: filmin “Love” (Dashuri) të Dionis Papadhimitrit në sallën e Akademisë së Arteve, filmin “Amanet” të Namik Ajazit, jashtë konkurrimit, që do të shfaqet në sallën “Black Box”, dokumentarin “Përtej tolerancës” nga Fabian Kati dhe disa filma dokumentarë, që do të shfaqen në kinema “Agimi”. B.G/SI.E./ReportTv.al Filmi shqiptar kinematografia shqiptare Festivali Kombetar i Filmit Shqiptar Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 80.4% Magjistratëve 12.9% Nuk e di 6.7% Vota total: 209 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?