1.POSTRIBA ’46, “VENDI I DËSHMISË DHE KUJTESËS” NË SHKODËR Sonte në orën 18:30 në muzeun “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër çelet ekspozita “Postriba ‘46” organizuar nga Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit, në kuadër të përkujtimit të Kryengritjes së Postribës së 9 shtatorit 1946. Nëpërmjet dokumenteve arkivore, ekspozita paraqet dëshmi të reja mbi historikun, zhvillimin dhe masat represive të ndërmarra nga organet e regjimit komunist ndaj kundërshtarëve politikë. LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ ‘Çfarë nuk mund të përpunohet’ ekspozitë te ‘Zeta’! ‘Libri i negativëve’ te Galeria e Artit 2.EKSPOZITA ME FOTOGRAFI “PËR QYTETIN DHE TREGIME TË TJERA” “Për qytetin dhe tregime të tjera” është ekspozita kolektive që vijon të qëndrojë e çelur në hapësirën “1e60” në Tiranë. Përmes fotografisë 35mm, procesit të zhvillimit të filmit bardhezi, printimit në dhomën e errët dhe diskutimeve në grup, pjesëmarrësit kanë eksploruar mënyrat e vëzhgimit dhe dokumentimit të jetës së përditshme. Në të prezantohen punët e krijuara nga pjesëmarrësit e një uorkshopi katërjavor të fotografisë analoge. Punimet trajtojnë tema si identiteti, vendi, kujtesa dhe komuniteti. Në projekt kanë marrë pjesë Abel Meta, Alkid Shuli, Ana Këlliçi, Ema Allaraj, Felisia Mane, Klea Mimani dhe Sibora Agasi. 3. “THE BOOK OF NEGATIVES” NGA LEONARD QYLAFI TE GAT NË TIRANË Ekspozita “Libri i negativëve” (The book of negatives) nga Leonard Qylafi vijon të jetë e hapur te “Galeria e Artit” Tiranë deri më 23 shtator. 4. EKSPOZITA E GENTIAN ZEKËS NË GALERINË “NIKOLET VASIA” Ekspozita personale e artistit Gentian Zeka vijon të qëndrojë e çelur deri më 21 shtator në Galerinë e Artit “Nikolet Vasia” në Durrës. 5.EKSPOZITA E ARTIT BASHKËKOHOR, KATËR ARTISTE TE “ZETA” “Çfarë nuk mund të përpunohet” (What Cannot Be Processed) është ekspozita që vijon të jetë e hapur në Galerinë “Zeta” në Tiranë. Ekspozita e konceptuar nga Marko Stamenković, bashkon veprat e katër artisteve: Enza Rripaj, Besa Mustafaraj, Emi Behari dhe Erisaida Veizaj. 6. “WORKERS”, EKSPOZITA E POLAKUT JAKUB ELËERTOËSKI TE “FAB” Ekspozita personale e artistit polak Jakub Elwertowski ‘‘Punëtorët” (Workers) vijon të qëndrojë e hapur te Galeria FAB e Universitetit të Arteve. Veprat janë realizuar në teknikën mixed-media, duke kombinuar gazeta të aplikuara me ngjitës të lagësht, ngjitësin Wikol, bojë akrilike, bojë shkrimi, shabllone dhe vinil vetëngjitës. SI.E./ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 81.9% Magjistratëve 12.5% Nuk e di 5.6% Vota total: 288 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

