Lajme Zone
Viti i ri shkollor/ Pa celularë në klasa, kamera inteligjente në 20 shkolla! Sinjalizojnë për armë e thika
PolitikëReport TV

Viti i ri shkollor/ Pa celularë në klasa, kamera inteligjente në 20 shkolla! Sinjalizojnë për armë e thika

Ky vit, në 20 shkolla në Tiranë e Kamzës, nis me mbikëqyrje të rreptë me kamera, në kuadër të projektit Smart City. Ministria e Arsimit, Mirela Kumbaro, tha në një takim me drejtorët e shkollave, se ndalimi i celularëve duhet të jetë kategorik, e po ashtu edhe kodi i etikës jo vetëm te nxënësit, por edhe te mësuesit.

Siguria në shkolla, etika e mësuesve, punonjësit socialë apo edhe mospërdorimi i telefonave ishin në fokus të porosive që Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro u dha drejtorëve të 200 shkollave në Tiranë, në prag të vitit të ri shkollor. “Rregullit të ndalimit të celularit i rikthehemi me rigorozitet duke nisur që nga mësuesit. Vjet gjithashtu kemi miratuar Kodin e Etikës për mësuesit, oficerët e sigurisë, punonjësit e shërbimit psikosocial. Kur flas për Kodin e Etikës, nuk e kam fjalën thjesht tek pamja, por sidomos tek komunikimi. Puna këtë vit fillon nga komunikimi. Dita e parë e shkollës, për të parën herë përmes një udhëzimi është vendosur në udhëzimin e ri të vitit shkollor, të jetë një ditë njohjeje, prezantimi me shkollën, mësuesin, librat dhe shokët e klasës", tha Kumbaro. LEXO edhe...Nis shpërndarja e librave shkollorë, përfitojnë 9000 nxënës! Për herë të parë, fëmijët e klasave I-V me tekste të reja Sigurinë në shkolla, tha ministrja, pritet ta përforcojnë edhe kamerat inteligjente të instaluara në 20 shkolla të Tiranës dhe Kamzë. “Bëhet fjalë për kamera inteligjente të cilat detektojnë rreziqe që nga tymi i cigares, objekte të përcaktuara në katalog si të rrezikshme doreza, armë, thika dhe fytyra njerëzish të raportuar nga ju si persona me rrezikshmëri, kamera I njeh automatikisht”, vijoi ajo. Në këtë vit shkollor për herë të parë, nis edhe zbatimi i programit “Pas Shkolle” në 408 institucione arsimore në gjithë vendin. Ndërkaq, në shkolla ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore, të cilat do të jenë falas për arsimin e mesëm të ulët, ndërsa për klasat I -V do të jenë çdo vit të reja. SI.E./ReportTv.al nxenes viti i ri shkollor Mirela Kumbaro ministria e arsimit Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 81.9% Magjistratëve 12.5% Nuk e di 5.6% Vota total: 288 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?