Ernest Muçi ka gjetur golin e parë sezonal me Trabzonspor në Turqi. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e katërt në fitoren 5-0 që ekipi i tij mori në kampionat kundër Genclerbirligi. Ndryshe nga ndeshjet e kaluara kur Muçi ishte asistues dhe Salah shënues këtë herë dy lojtarët ndryshuan pozicionet. Në minutën e 59 Mohamed Salah asistoi për Muçin brenda zone dhe pavarësisht vështirësisë për të goditur sulmuesi shqiptar realizoi me saktësi, duke vrarë shpresat e miqve për pikë. Ndërkohë teksa ndeshjet e kombëtares afrohen, pasi më 26 shtator nis Liga e Kombeve, një sulmnues po shënon me ritme të frikshme. Edhe pse në Ligën e Parë Turke Rey Manaj nuk di të ndalet. 29-vjeçari i dha fitoren 1-2 Sivasspor-it, duke realizuar golin e dytë në përballjen kundër Antalyaspor-it. Për Rey Manajn ky ishte goli i gjashtë në kampionat në 6 ndeshje të zhvilluara deri më tani. LEXO edhe...Debutim spektakolar i Asllanit në Emiratet e Bashkuara Arabe, shënon supergol për Al Jazira-n (VIDEO) Në fundjavë debutoi me gol Kristjan Asllani në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në minutën e 91, Asllani i cili hyri në lojë si zëvendësues, lëshoi një goditje mjaft të bukur në hyrje të zonës, duke bërë të pakapshëm topin për portierin e skuadrës Shabab Al-Ahli Dubai. Gol në fundjavë realizoi edhe sulmuesi Cristian Shpendi, i cili i dha një pikë Cesena-s në përballjen kundër Mantova-s në Seria B të Italisë. Për 23-vjeçarin shqiptar ky ishte goli i tretë në 3 javë kampionat, ndërsa këtë herë rrjeta merr një rëndësi të veçantë, pasi erdhi kundër kryesuesve të kampionatit. Ne.k./ReportTv.al Ernest Muçi Trabzonspor Rey Manaj cristian shpendi kristjan asllani Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 81.9% Magjistratëve 12.5% Nuk e di 5.6% Vota total: 288 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
