Dinamo ia ka dalë të fitojë 2-1 me përmbysje ndeshjen e fundit të javës së 3 të Superligës kundër Elbasanit. Verdheblutë realizuan të parët me Nikajn, ndërsa në vijim Hekuran Berisha dhe Lorenzo Vila i dhanë fitoren ‘nëndetëses’. Për të besuarit e Ilir Dajës kjo ishte fitorja e dytë radhazi, ndërsa për Elbasanin sezoni nuk ka nisur aspak mirë. Pas 2 barazimeve erdhi edhe humbja që i rendit në vendin e 9-të. “Jemi shumë të mërzitur. Dinamo ishte skuadra më e mirë. Jemi shumë të mërzitur nga kombinimet sepse ata qarkullojnë topin shumë mirë dhe kanë një ritëm të mirë. Dy gola nga goditjet standarte janë shumë. Situata është e keqe, por unë kam besim që do dalim mirë sepse është vetëm java e tretë,”-u shpreh Ivan Gvozdenovic, trajner i Elbasanit. LEXO edhe...Partizani mori 3 pikët e para, zv/trajneri i Vllaznisë: Na mungoi përqendrimi! Sot Tirana-Vora dhe Dinamo-Elbasani Pikët e para në kampionat këtë javë siguroi Tirana, që pas 2 humbjeve fitoi 4-0 kundër Vorës në Selman Stërmasi. Golat në kryeqytet u realizuan nga Kish, Xhixha dhe Hazrollaj ‘dopietë’. Më herët Partizani fitoi 2-3 kundër Vllaznisë, Teuta mposhti 1-3 Laçin, ndërsa Egnatia ia doli 2-1 kundër Skënderbeut. Pas javës së 3 janë pikërisht rrogozhinasit kampionë në fuqi që udhëheqin kampionatin me pikë të plota, 2 më shumë se Teuta e vendit të dytë dhe 3 më shumë se Dinamo e vendit të tretë. Ne.k./ReportTv.al af elbasani Dinamo City superliga ivan gvozdenovic kf tirana Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 80.4% Magjistratëve 12.9% Nuk e di 6.7% Vota total: 209 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

