Vera mund të ketë përfunduar për shumëkënd, por jo për Eva Muratin. Moderatorja dhe gazetarja sportive shqiptare duket se po e shijon ende sezonin e pushimeve, këtë herë edhe në ditët e para të shtatorit.
Eva ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja nga arratisja e saj pranë detit, ku shfaqet në një tjetër paraqitje verore.
E veshur me bikini me print, moderatorja ka pozuar buzë detit në orët e muzgut, duke kombinuar atmosferën relaksuese të pushimeve me një paraqitje elegante dhe sensuale.
Në fokus janë edhe linjat e saj të tonifikuara, të cilat Eva nuk ka ngurruar t’i ekspozojë në pozat e fundit. Drita e butë e perëndimit dhe sfondi i detit i kanë dhënë fotografive një tjetër atmosferë.
Postimi nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa Eva duket se nuk ka ndërmend t’i japë ende fund pushimeve verore.

