Kimi Antonelli mund të shkruajë historinë këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Meksikës. Piloti 20 vjeçar italian i Mercedesit është vetëm dy pikë larg titullit botëror dhe mund të bëhet kampioni më i ri në historinë e Formula 1. Pas fitores në Austin, Antonelli ka krijuar një avantazh prej 123 pikësh ndaj George Russell të vendit të dytë dhe 124 ndaj Leëis Hamilton në vendin e tretë. Në garën e Meksikës përfundimi në vendin e nëntë ose më mirë do t’i mjaftonte për të siguruar matematikisht titullin, në bazë të llogarive të kampionatit. LEXO edhe...Fitorja e 9 sezonale, Kimi Antonelli pothuajse kampion bote në Formula 1! Festa shtyhet për Çmimin e Madh të Meksikës Në rast triumfi, 20-vjeçari do të thyente rekordin e Sebastian Vettel si kampioni më i ri i botës dhe do t’i jepte Italisë titullin e parë në Formula 1 që prej Alberto Ascari-t, në vitin 1953. Një sezon i jashtëzakonshëm, me nëntë fitore në 18 gara, që mund të kurorëzohet me një rekord historik. Ndërkohë, Mercedes po përgatit edhe shpërblimin për talentin e tij. Sipas SportMediaset, skuadra gjermane synon të përmirësojë ndjeshëm kushtet financiare të Antonellit, kontrata aktuale e të cilit zgjat deri në vitin 2028. Paga e tij bazë raportohet rreth katër milionë dollarë në sezon, ndërsa me bonuset arrin në 10–12 milionë. Objektivi i Mercedesit, sipas mediave italiane, është ta afrojë atë me nivelin e George Russell, paga e të cilit raportohet të kalojë 30 milionë euro në sezon. Një marrëveshje e re nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Për Antonellin, megjithatë, gjithçka nis nga Meksika: dy pikë mund ta bëjnë kampion bote dhe ta kthejnë nga talenti i së ardhmes në njeriun e ri të historisë së Formula 1. Ne.k./ReportTv.al Kimi Antonelli formula 1 Mercedes Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.5% Jo 23.8% Nuk e di 2.8% Vota total: 4946 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

