Lajme Zone
PolitikëReport TV

Shkolla 'Sotir Çapo' në Zharrëz të Patosit merr pamje të re! Nga klasat te laboratorët dhe palestra, ja si është transformuar godina (VIDEO)


Shkolla 'Sotir Çapo' në Zharrëz të Patosit është rikonstruktuar, duke ofruar ambiente të reja për nxënësit dhe mësuesit. Godina ka klasa të reja, laboratorë, palestër dhe hapësira për zhvillimin e aktiviteteve edhe pas orarit mësimor.

Shkolla “Sotir Çapo” në Zharrëz të Patosit ka marrë një pamje të re pas rikonstruksionit. Nxënësit dhe mësuesit tashmë kanë në dispozicion një godinë me klasa të reja, laboratorë, palestër dhe hapësira për aktivitete jashtë orarit mësimor. Pamjet nga shkolla e rikonstruktuar janë publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. LEXO edhe...Tensione në Kuvend/ Deputetët e PD-së hedhin sende në drejtim të Ramës, kryeministri largohet nga salla (VIDEO) “Shkolla e rilindur ‘Sotir Çapo’ në Zharrëz, Patos. Një kapitull i ri për nxënësit dhe mësuesit, që tashmë kanë një godinë moderne, më të mirë dhe më të bukur”, shkruan Rama. Përveç ambienteve ku zhvillohet mësimi, shkolla ka edhe hapësira që do të përdoren për programin “Pas Shkolle”, duke u dhënë mundësi nxënësve të zhvillojnë aktivitete edhe pas përfundimit të orëve të mësimit. U.D/A.Hl/ReportTv.al edi rama Fier Patos Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.4% Jo 23.8% Nuk e di 2.8% Vota total: 4957 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?