Spanjë - 69 të vdekur mbi 100 të plagosur dhe një numër të zhdukurish qe mbetet i paqarte ky është bilanci zyrtar por paraprak i konfirmuar nga tragjedia hekurudhore në Toledo të Spanjës. Në Spanjë nisën 3 ditë zie kombëtare të shpallura nga kryeministri Pedor Sanchez tekisa aksidenti është cilësuar si ndër më të rëndët në historinë moderne të Evropës. Ai është i dyti në Spanjë brenda vitit, pas atij të janarit në të njëjtën linjë lëvizjeje hekurudhore Madrid-Sevilje. LEXO edhe...Përplasja e 2 trenave në Spanjë shkaktoi 68 vdekje/ Shkaqet e aksidentit: Mosfunksionimi i sistemit të sigurisë ‘Lzb’, pastaj vendimi ‘i pashpjegueshëm’ i qendrës së kontrollit Teksa autoritetet vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit mediat spanjolle kanë publikuar disa audio regjistrime për atë që mund të rezultojë shkak i aksidentit tragjik. Regjistrimet audio të publikuara nga mediat spanjolle zbulojnë bisedat mes drejtuesve të trenave dhe qendrës së kontrollit hekurudhor, në minutat para një aksidenti tragjik hekurudhor, ku humbën jetën të paktën 68 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Autoritetet po hetojnë shkaqet e katastrofës, e cila ndodhi të mërkurën në mëngjes, kur një tren që udhëtonte nga Madridi drejt Seviljes u përplas me shpejtësi të madhe me një tren që qëndronte i palëvizshëm. Tri regjistrime audio mes qendrës së kontrollit në Madrid dhe dy drejtuesve të trenave duket se tregojnë se njërit prej trenave të shpejtësisë së lartë iu dha leja të vazhdonte lëvizjen, megjithëse një tren tjetër, rreth 25 km (15 milje) më përpara, kishte mbetur i bllokuar. Regjistrimet audio janë publikuar nga media spanjolle, përfshirë El País dhe RTVE ku tregohet se Treni i palëvizshëm, i operuar nga kompania Iryo, kishte ndaluar në shina për shkak të një defekti në sistemin kompjuterik. Në atë moment, situatën e mori në kontroll qendra e kontrollit në kryeqytetin spanjoll. Këtë të enjte media në spanjë thanë se mes viktimave dyshohet të jetë edhe një ish-ministre spanjolle. Fátima Báñez, ish ministre e punës nga viti 2011 deri në vitin 2018, po udhëtonte në njërin prej trenave dhe ndodhej në një prej vagonëve më të prekur nga aksidenti. Xh.K/U.D/ReportTv.al trena aksident hekurudhor spanje Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.4% Jo 23.8% Nuk e di 2.8% Vota total: 4958 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

